By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ali Ahmeti rrëfen prapaskenat e organizimit të UÇK-së: Nga kontaktet me Rugovën e Jasharin te mbledhja në Arau
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ali Ahmeti rrëfen prapaskenat e organizimit të UÇK-së: Nga kontaktet me Rugovën e Jasharin te mbledhja në Arau
Lajme

Ali Ahmeti rrëfen prapaskenat e organizimit të UÇK-së: Nga kontaktet me Rugovën e Jasharin te mbledhja në Arau

Momenti
Published: August 25, 2026

Ali Ahmeti, ka rrëfyer për disa prej momenteve më të rëndësishme të organizimit të lëvizjes shqiptare, raportet mes LPK-së dhe LDK-së, kontaktet me Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin, si dhe procesin e unifikimit të njësive të rezistencës nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ahmeti tha se gjatë viteve të veprimtarisë së tij kishte pasur kontakte me shumë prej figurave të rëndësishme të lëvizjes, ndërsa tregoi se për një periudhë kishte jetuar në familjen e Sabri Novosellës.

Your browser does not support the video tag.

“Unë kam banuar në familjen e Sabri Novosellës. Si student, prej fillimit deri në arratisje, kam banuar te vëllai i Sabri Novosellës, Adnani. Familje patriotësh, familje e rreshtuar historikisht në anën e duhur të kombit”, tha Ahmeti në Dukagjini

Megjithatë, ai sqaroi se me Sabri Novosellën nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta organizative.

Duke folur për raportet mes LPK-së dhe LDK-së, Ahmeti tha se, pavarësisht dallimeve në mënyrën e veprimit, nuk kishte pasur hasmëri në nivelet drejtuese.

“Ne kemi komunikuar me të gjithë ata që drejtonin Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka konkluza në organet drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës që këta nuk janë armiq. Këta janë vëllezërit tanë dhe duhet të gjejmë urat e komunikimit dhe të afrimit”, deklaroi ai.

Ahmeti tha se nuk kishte pasur takim personal me Ibrahim Rugovën, por se përfaqësues të LPK-së ishin takuar me të dhe e kishin informuar për zhvillimet dhe organizimin e rezistencës.

“Unë nuk kam pasur takim me Ibrahim Rugovën, por të deleguarit tanë që i kam sugjeruar të takohen me Ibrahim Rugovën kanë shkuar dhe janë takuar”, tha ai.

Sipas Ahmetit, gjatë viteve ’90 kishte pasur përpjekje për bashkërendimin e veprimeve politike dhe organizative.

“Nuk ka pasur fërkime, divergjenca në mes të lëvizjes legale dhe asaj të fshehtë. Flas në nivele të larta ku janë bërë politikat”, u shpreh ai.

Ai rrëfeu edhe një bisedë telefonike me Adem Jasharin, për të cilën tha se kishte ndodhur në fillim të viteve ’90.

“Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës. Na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’. I them: ‘Po, përse ju kemi lënë në rrugë?’. Duhet me na dalë zot, me na pajis, me na rregullu kështu”, tregoi Ahmeti.

Sipas tij, më pas nuk pati komunikim të drejtpërdrejtë me Jasharin, por vazhduan kontaktet me bashkëluftëtarët e tij.

Ahmeti foli më tej për mbledhjen në Arau të Zvicrës, ku, sipas tij, u mor vendimi që njësitet e ndryshme të rezistencës të vepronin nën një mekanizëm të përbashkët – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Dukagjini

The post Ali Ahmeti rrëfen prapaskenat e organizimit të UÇK-së: Nga kontaktet me Rugovën e Jasharin te mbledhja në Arau appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Andy Burnham nuk përjashton mundësinë e rritjes së taksave në buxhetin e vjeshtës
Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Ukraina sulmon rafinerinë kryesore ruse: Shpërthen një zjarr i madh pas goditjes
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord

LEXO GJITHASHTU

Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
TOP Momenti
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Lajme
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Lajme
Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz
Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz
Lajme
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Lajme

You Might Also Like

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë
Lajme

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë

August 25, 2026
Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë
Lajme

Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë

August 25, 2026
Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
Lajme

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

August 25, 2026
Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake
Lajme

Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?