By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni
Lajme

Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni

Momenti
Published: August 25, 2026

Një kujtim nga Sevnica, i lidhur ngushtë me të atin, zbuloi një anë të saj që rrallëherë është përmendur publikisht

Melania Trump ka zbuluar një detaj më pak të njohur nga fëmijëria e saj në Slloveni – dashurinë për automobilat dhe garat me makina.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë një interviste të rrallë drejtpërdrejt në garën IndyCar Freedom 250 në Washington, më 23 gusht, ajo tregoi se këtë pasion ia kishte përcjellë i ati, Viktor Knavs.

Në bisedën me komentatoren e Fox Sports, Jamie Little, Melania kujtoi se ishte pikërisht i ati ai që e kishte futur në botën e garave dhe makinave sportive.

“Teksa rritesha, babai më prezantoi me botën e garave dhe makinave të garave”, tregoi ajo.

Melania kujtoi se i ati kishte pasur një koleksion mbresëlënës automjetesh, ndër të cilat Maserati, Cougar, Mustang dhe Mercedes.

Ajo tha se, përmes tij, ishte njohur jo vetëm me shpejtësinë, por edhe me dizajnin dhe mekanikën e automobilave.

Melania, e cila u rrit në Sevnica, tregoi se e kishte shijuar çdo minutë të garës në Washington, duke dëshmuar se interesimi për automobilat e ka shoqëruar që nga fëmijëria, transmeton Telegrafi.

Babai merrej me makina, nëna punonte në industrinë e tekstilit

Ndërsa Viktor Knavs ishte i lidhur profesionalisht me shitjen e automobilave, nëna e Melanias, Amalija Knavs, punonte në industrinë e tekstilit.

Melania u rrit në Sevnica së bashku me prindërit dhe motrën e saj, Ines, ndërsa më vonë ndoqi shkollimin në Ljubljanë dhe nisi të ndërtonte karrierën në modelim.

Më pas ajo vazhdoi karrierën jashtë Sllovenisë dhe u zhvendos në New York në vitin 1996. Dy vjet më vonë u njoh me Donald Trumpin, me të cilin u martua në vitin 2005.

Vizita në garë kishte edhe një qëllim humanitar

Prania e Melania Trumpit në Freedom 250 nuk lidhej vetëm me pasionin e saj për automobilat.

Ajo shfrytëzoi rastin për të promovuar iniciativën “Fostering the Future”, e cila mbështet të rinjtë që vijnë nga sistemi i kujdestarisë sociale, duke u ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe zhvillim profesional.

Pak ditë para garës, në Shtëpinë e Bardhë u njoftua zgjerimi i kësaj nisme. IndyCar dhe Fox Corporation kanë dhuruar dy milionë dollarë për bursa në Indiana University dhe Purdue University, ndërsa rrjeti tashmë përfshin 26 institucione akademike në SHBA.

Melania u bëri thirrje edhe guvernatorëve në mbarë vendin që të mbështesin të rinjtë që dalin nga sistemi i kujdestarisë.

Gara Freedom 250 në Washington u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara dhe u ndoq edhe nga presidenti Donald Trump dhe anëtarë të tjerë të familjes.

The post Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Andy Burnham nuk përjashton mundësinë e rritjes së taksave në buxhetin e vjeshtës
Ngrohja globale po përhap virusin e rriqrave në Evropë – Pse revista “Science” po merr model Kosovën?
Ukraina sulmon rafinerinë kryesore ruse: Shpërthen një zjarr i madh pas goditjes
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët
Plakja e popullsisë në Gjermani ka rritur shpenzimet sociale në nivele rekord

LEXO GJITHASHTU

Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
Çfarë dihet për tragjedinë në Malishevë? Deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë
TOP Momenti
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Punëtori i Trainkos tregon si siguroi raportin për vagonët që ndodhen në Serbi
Lajme
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Irani gati për sulm të ri amerikan: Ne e dimë si ta luajmë këtë lojë
Lajme
Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz
Irani fut në listë të zezë 45 anije, paralajmëron gjoba dhe konfiskime në Hormuz
Lajme
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
Lajme

You Might Also Like

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë
Lajme

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë

August 25, 2026
Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë
Lajme

Moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë

August 25, 2026
Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
Lajme

Edhe sot do të ketë kufizime në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

August 25, 2026
Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake
Lajme

Pa ushtarë e pa tanke: Ukraina shfaq robotët dhe dronët në paradën e saj të pazakontë ushtarake

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?