By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor – sfidat kryesore të Policisë së Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor – sfidat kryesore të Policisë së Kosovës
Lajme

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor – sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Momenti
SHARE

Pagat e ulëta, mungesa e pajisjeve bazike dhe kushtet e vështira të punës po vazhdojnë të jenë sfidë për zyrtarët policorë në Kosovë, ndërsa dorëheqjet nga Policia e Kosovës po ndodhin edhe për shkak të pakënaqësive me trajtimin institucional.

Sindikata e Policisë së Kosovës dhe ish-pjesëtarë të Policisë kanë ngritur shqetësime për kushtet e punës, mungesën e pajisjeve dhe pagat që i konsiderojnë të pamjaftueshme për nivelin e rrezikshmërisë me të cilën përballen zyrtarët policorë.


Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, tha për Ekonomia Online, se puna e policëve është vazhdimisht e rrezikshme dhe për këtë arsye ata duhet të kenë paga më dinjitoze.

“Duke e ditur rolin e institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës, që e luan në mbrojtjen e rendit dhe të qetësisë publike, unë mendoj se pagat duhet të jenë më dinjitoze, do të thotë më të mira, pasi që vazhdimisht janë në rrezikshmëri. Puna e tyre 24 orë është e rrezikshme, prandaj njësitet e posaçme, konkrete e tjera duhet të kenë paga të dinjitetshme, në mënyrë që ata të mund të ekzistojnë dhe t’i mbajnë familjet e tyre. Prandaj, një polici e cila nuk ka paga të dinjitetshme, profesionalizmi, edhe pse profesional, mund t’i bie profesionalizmi i tyre, për shkak se, do të thotë, ata janë të detyruar me mbajtë familjet, fëmijët e tyre dhe në këtë mënyrë, do të thotë, varen krejt prej pagave, prej të ardhurave”, tha ai.

Morina shton se shteti duhet të investojë më shumë në paga, të investojë në rrezikshmërinë e pjesëtarëve të policisë, sidomos njësive përkatëse të operacioneve, njësive të krimeve të rënda, krimeve ekonomike, pastaj drogës, trafikimit të qenieve njerëzore e tjera.

“Do të thotë në njësitet që kanë një rrezikshmëri më të madhe në aspektin e punës, për arsye se ata ballafaqohen çdo herë me rrezikshmëri të tilla dhe shteti duhet të investojë më shumë, do të thotë, te zyrtarët policorë, në mënyrë që të ngriten edhe në aspektin profesional, edhe moral, edhe njerëzor, në mënyrë që ata të kenë vullnet që të shkojnë në punë dhe ta kryejnë detyrën e tyre sipas rregullativës dhe ligjit mbi policinë”, tha Morina.

Ai tha se Policia e Kosovës vazhdon të përballet me mungesë të logjistikës dhe pajisjeve elementare për punë.

“Vazhdimisht kemi pasur probleme me logjistikë, prandaj një polici profesionale, e aftë për me mbrojtë rendin dhe qetësinë publike, duhet të ketë edhe pajisje teknike dhe teknologjike të tyre. Për shembull, në disa rajone policore të Kosovës mungojnë automjetet, në disa vende mungojnë veshmbathjet, gjërat më elementare me të cilat një polic duhet të pajiset për me kry punën dhe detyrat e tyre. Gjithashtu, te njësitet e caktuara, të cilat 24 orë janë online në punë për veprime të caktuara, ata duhet ta kenë edhe ushqimin nga institucioni, do të thotë gratis, për arsye se ushqimi dhe veshmbathja e mirë i mban policët që ata të jenë në detyra më efektivë, më të ndërgjegjshëm, më të kujdesshëm e të tjera”, shtoi Morina.

Ish-koloneli theksoi de prandaj kemi mungesa të tilla dhe mendon që prokurimi brenda për brenda policisë edhe menaxhmenti i policisë duhet të bëjnë çmos që këto gjëra, në aspektin teknik dhe teknologjik, të rregullohen.

“Për shembull, kemi mungesë edhe të kompjuterëve, kemi mungesë të fotokopjeve e tjera, të cilat shumë herë policët janë detyruar t’i kryejnë detyrat me paratë e tyre, të fotokopjojnë anën zyrtare të dokumenteve jashtë stacionit policor, që është e ndaluar me ligj. Prandaj, për me i ndalë këto veprime jashtëligjore, për mos me ble pjesë të uniformës në nëntregje, duhet që institucioni, menaxhmenti i brendshëm i Policisë së Kosovës, të kujdeset në mënyrë që teknika dhe teknologjia e tyre të jetë në nivelin e duhur, për arsye se ata patrullojnë 24 orë non-stop dhe nëse vetura nuk është në rregull, nëse nuk kanë veturë, atëherë do të thotë edhe shpejtësia e daljes në vendngjarje, konstatimi i rasteve të ndryshme dhe thirrjeve të qytetarëve mund të vonohen”, tha Morina.

Sipas tij, dorëheqjet nga Policia e Kosovës po ndodhin edhe si pasojë e pakënaqësive me pagat dhe gradimet.

“Fatkeqësisht ka dorëheqje të zyrtarëve policorë, për shkak të pagave të pamjaftueshme, pastaj për shkak të moskujdesit sa duhet ndaj zyrtarëve policorë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, në gradimet e tyre të brendshme, të cilat gradime në pozicionet e tyre e tjera shpeshherë ata i demoralizojnë dhe për shkak të demoralizimeve të tilla janë të detyruar ta lënë Policinë e Kosovës”, tha Morina.

Kurse, kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, tha se mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor mbetet një nga shqetësimet kryesore të policëve.

“Kushtet e punës dhe mirëqenia e policëve, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për zyrtarët policorë, është një nga sfidat dhe shqetësimet kryesore. Shtesat për rrezikshmëri konsiderohen të pamjaftueshme krahasuar me rrezikun e punës. Puna në ndërrimet e natës ose kujdestaria nuk paguhen sa duhet. Kushtet fizike në terren, mungesa e infrastrukturës bazike në disa pika”, tha ai.

Ai tha se Policia e Kosovës vazhdon të ketë mungesë të mjeteve operative dhe pajisjeve moderne.

“Ka mungesa në mjete operative, si vetura, pajisje të ndryshme mbrojtëse dhe teknologji moderne, edhe mungesë të pajisjeve më të avancuara. Dorëheqjet e policëve në periudha të ndryshme kanë krijuar boshllëk në Policinë e Kosovës, por kanë qenë për arsye të ndryshme këto dorëheqje, jo vetëm për arsye të pagave, por edhe për arsye se zyrtarët policorë kanë siguruar vende më të mira të punës dhe e kanë gjetur veten më mirë jashtë Policisë së Kosovës”, tha Hoti.

Ai shtoi se Sindikata e Policisë vazhdon të kërkojë miratimin e ligjit për pensionimin e policëve në moshën 55-vjeçare.

“Sa i përket ligjit për pensionimin e Policisë në moshën 55 vjeç, Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka insistuar që ky ligj të bëhet sa më shpejt dhe të hyjë në fuqi menjëherë, dhe të jetë sikurse ligji i FSK-së ose i ngjashëm me ligjin e FSK-së, por deri më tani nuk është në fuqi ky ligj, edhe pse është i domosdoshëm për Policinë e Kosovës”, tha ai.

Hoti foli edhe për mungesën e uniformave, duke fajësuar proceset e prokurimit dhe anulimin e tenderëve.

“Uniformat në Policinë e Kosovës janë të mangëta dhe qysh nga viti 2021 Policia e Kosovës ka pasur sfida në këtë aspekt, edhe pse gjithmonë ka pasur angazhim për sigurimin e uniformave, por problem ka qenë Organi Shqyrtues i Prokurimit, që i ka anuluar tenderët që janë shpallur fitues, ku tani së fundi Policia e Kosovës në gjykatat vendore, si në atë Themelore, i ka fituar këto lëndë dhe po ashtu lënda për uniforma është fituar edhe në Gjykatën e Apelit dhe shumë shpejt Policia e Kosovës do të pajiset me uniforma të reja”, tha ai./EO/

– YouTube www.youtube.com

source

You Might Also Like

Bella Hadid shkëlqen në fotografitë engjëllore pas mungesës në Met Gala
VLEN shpalos pikat e platformës politike
Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave për krime lufte, caktohet seanca për 1 korrik
Aliu: Për vetëm dy muaj janë punësuar mbi 1.250 persona në sektorin shëndetësor publik
Pasta italiane me kungulleshka, domate qershi dhe borzilok
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te Barcelona?
Lajme

Frikë te Atletico Madridi, Julian Alvarez kërkon kalimin te Barcelona?

Momenti
Momenti
May 10, 2026
Kuçi kritika BE-së: Ballkani Perëndimor po mbahet peng nga Serbia
Maliqi: Pas zgjedhjeve me shumë gjasë do të vijnë në një situatë ku do të ketë nevojë për konsensus
Jelekët e strukturuar janë sërish në trend: Modelet që i japin stil edhe veshjeve të përditshme
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?