By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: Siguria në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës, presim zbardhjen e rastit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: Siguria në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës, presim zbardhjen e rastit
TOP Momenti

Rama: Siguria në punë është kompetencë e Inspektoratit të Punës, presim zbardhjen e rastit

Momenti
Published: July 28, 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte në rrugën “Holger Petersen”, ku si pasojë e rrëzimit të një vinçi një punëtor humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.

Rama ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin, duke theksuar se hetimet për rastin po zhvillohen nga organet kompetente.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetës së një punëtori në aksidentin e sotëm në një vendpunishte ndërtimore në rrugën ‘Holger Petersen’. Në emrin tim dhe të Kryeqytetit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, ndërsa të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Your browser does not support the video tag.

Kryetari i Prishtinës ka falënderuar ekipet emergjente për reagimin në vendin e ngjarjes.

“Falënderoj Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar në këtë ndërhyrje të vështirë”, ka deklaruar ai.

Rama ka thënë se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është përgjegjësi e Inspektoratit Qendror të Punës, ndërsa ka kërkuar që hetimet të zbardhin të gjitha rrethanat e rastit.

“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente. Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, dhe presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se siguria në vendin e punës duhet të jetë prioritet i panegociueshëm.

“Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte”, ka përfunduar Rama.

source

You Might Also Like

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

LEXO GJITHASHTU

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje
Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje
Lajme
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Lajme
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Lajme
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Lajme
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme

You Might Also Like

​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
TOP Momenti

​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

August 25, 2026
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
TOP Momenti

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

August 25, 2026
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
TOP Momenti

Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia

August 25, 2026
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
TOP Momenti

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?