By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk po na lënë të paguajmë”, gazetaret zvicerane të “20 Minuten” mahniten nga bujaria në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk po na lënë të paguajmë”, gazetaret zvicerane të “20 Minuten” mahniten nga bujaria në Kosovë
TOP Momenti

“Nuk po na lënë të paguajmë”, gazetaret zvicerane të “20 Minuten” mahniten nga bujaria në Kosovë

Momenti
Published: July 26, 2026

Dy gazetare zvicerane të portalit të madh “20 Minuten” po qëndrojnë në Kosovë për të raportuar mbi shqiptarët e Zvicrës që kanë ardhur për pushime në atdhe.

Gazetari dhe publicisti Enver Robelli ka bërë të ditur se dy gazetaret, të cilat kanë kaluar disa ditë në Gjilan me shqiptarë të Zvicrës që tregojnë si dhe pse i kalojnë pushimet në Kosovë, tani kanë arritur në Prishtinë, ku po vazhdojnë raportimin e tyre përmes një tikeri live.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Robellit, gazetaret po mbajnë një lloj ditari digjital, duke ndarë hap pas hapi përshtypjet e tyre nga qëndrimi në Kosovë.

Në shënimin e fundit të tyre nga Prishtina, gazetaret kanë shkruar:

“Mirëmëngjesi nga Prishtina. Po hamë mëngjesin në hotel dhe stafi po na pret me shumë përzemërsi – ashtu si në fakt na kanë pritur kudo deri më tani. Mikpritjen e shumëlavdëruar kosovare po e përjetojmë në çdo takim.”

Media zvicerane 20 Minuten në Kosovë, nis reportazhin për mërgimtarët që kalojnë pushimet në vendlindje

Ato kanë treguar se qytetarët vazhdimisht u kanë ofruar kujdes dhe ndihmë gjatë qëndrimit të tyre.

“‘Jeni mysafirët tanë, ne kujdesemi për ju’, na thonë vazhdimisht. Dhe sapo ulemi diku, menjëherë pason pyetja: ‘Dëshironi të pini diçka? Diçka për të ngrënë?’ Zakonisht nuk na pyesin vetëm një herë”

Gazetaret kanë theksuar edhe faktin se shpesh nuk janë lejuar të paguajnë për konsumimet e tyre.

“Madje këtu nuk po na lë askush të paguajmë. Çdo kafe, çdo koka-kolë na qeraset bujarisht – edhe pse ne protestojmë me mirësjellje dhe me ngulm. Në fund dorëzohemi qetë dhe i gëzohemi këtij gjesti miqësor.”

Ato kanë shkruar se kanë hasur në gatishmëri të vazhdueshme për ndihmë nga qytetarët.

“Por kjo nuk është e gjitha. Çdo person na ofron ndihmë nëse kemi nevojë për diçka, nëse nuk kuptojmë diçka apo kemi nevojë për mbështetje organizative. Vërehet se të gjithë janë krenarë që mund të prezantojnë atdheun e tyre ende të ri.”

Dy gazetaret zvicerane do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kosovë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa pritet të sjellin më shumë materiale për përvojat e tyre në vend. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

Spanja ndan 165 milionë euro për rimëkëmbjen e Ceutës pas krizës së migrantëve
Lajme
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lajme
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Lajme
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
Lajme
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lajme

You Might Also Like

A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?
TOP Momenti

A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?

August 30, 2026
​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë
TOP Momenti

​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë

August 30, 2026
Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave
TOP Momenti

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave

August 30, 2026
​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta
TOP Momenti

​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?