By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lajme

Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator

Momenti
Published: August 30, 2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së komuave, më 1 shtator para Qeverisë së Kosovës.

Komunat po e akuzojnë Qeverinë e Kosovës për “bllokime”, që përfshijnë përgjegjësitë për Kontratën Kolektive, si dhe çështe të tjera.

Your browser does not support the video tag.

Lushtaku ka shkruar në Facebok se “zëri i komunave duhet të dëgjohet qartë”, duke shtuar se “kompetencat e komunave nuk janë pronë e asnjë qeveria”.

“Të martën, më 1 shtator, nga ora 11:00, komunat e Kosovës do të protestojnë para qeverisë, për të mbrojtur të drejtat dhe kompetencat e tyre kushtetuese dhe për t’i thënë mjaft një mendësie që po e dobëson vazhdimisht pushtetin lokal. Qeveria e Kosovës për vite me radhë është përpjekur t’i ikë përgjegjësisë për Kontratën Kolektive, duke ua lënë komunave barrën financiare të obligimeve që nuk burojnë nga vendimmarrja e tyre. Kjo situatë ka rënduar buxhetet komunale me qindra miliona euro, duke marrë mjete që duhej të përdoreshin për rrugë, shkolla, çerdhe, shërbime publike, investime dhe nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve. Por problemi nuk ndalet këtu. Në vend që të fuqizohet pushteti lokal, po tentohet që përmes ndryshimeve ligjore të merren gradualisht kompetencat që u takojnë komunave. Prona komunale, inspektorati dhe mbikëqyrja e tregut, si dhe fusha të tjera të përgjegjësive lokale, nuk mund të centralizohen duke anashkaluar parimin e vetëqeverisjes lokale. Ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e komunave duhet të respektohen, jo të zhbëhen”.”

“Komunat janë niveli i qeverisjes që është më afër qytetarit. Janë komunat ato që përballen çdo ditë me problemet e qytetarëve, që ndërtojnë infrastrukturën, ofrojnë shërbime, mirëmbajnë hapësirat publike dhe menaxhojnë nevojat e komunitetit. Nuk mund t’u kërkosh komunave më shumë përgjegjësi, ndërsa ua merr buxhetin dhe kompetencat. Prandaj, protesta e 1 shtatorit është një qëndrim i përbashkët dhe i domosdoshëm: kundër centralizimit antikushtetues, kundër zhveshjes së komunave nga kompetencat dhe kundër bartjes së barrës financiare te pushteti lokal pa mbështetje financiare. Dita e martë është betejë për të gjitha komunat. Është betejë për qytetarët. Është betejë për ligjshmërinë dhe demokracinë në Kosovë. Më 1 shtator, zëri i komunave duhet të dëgjohet qartë: Kompetencat e komunave nuk janë pronë e as një qeverie. Ato janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Dhe ato do t’i mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Lushtaku. /Gazeta Express

The post Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarr në Qeskovë të Klinës, një fushë përfshihet nga flakët
Spanja ndan 165 milionë euro për rimëkëmbjen e Ceutës pas krizës së migrantëve
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne

LEXO GJITHASHTU

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
TOP Momenti
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
TOP Momenti
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
TOP Momenti
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
TOP Momenti
Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman
Një grua britanike vritet me thikë në stacionin hekurudhor gjerman
Lajme

You Might Also Like

Lushtaku thotë se do jetë pjesë e protestave të komunave para Qeverisë më 1 shtator: Kompetencat e qeverisjeve lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie
Lajme

Lushtaku thotë se do jetë pjesë e protestave të komunave para Qeverisë më 1 shtator: Kompetencat e qeverisjeve lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie

August 30, 2026
Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!
Lajme

Haradinaj përkujton 77-vjetorin e rënies së Ndue Përlleshit: Lavdi e përjetshme!

August 30, 2026
Deda për ‘kandidaturën’ e Bekim Sejdiut: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin
Lajme

Deda për ‘kandidaturën’ e Bekim Sejdiut: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin

August 30, 2026
Muharremi: Me gjasë Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK’në sa i përket propozimit për President
Lajme

Muharremi: Me gjasë Albini e ka kriju një kurth të ri për LDK’në sa i përket propozimit për President

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?