By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I riu që vrau aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I riu që vrau aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje
TOP Momenti

I riu që vrau aksidentalisht babanë në Deçan ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje

Momenti
Published: July 23, 2026









Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

Your browser does not support the video tag.


Sipas Prokurorisë, bazuar në provat e mbledhura dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima humbi jetën si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit nga pakujdesia e të dyshuarit.


Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.


Njoftimi i plotë:


Prokuroria Themelore në Pejë ndalon një person për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”


Pejë, 23 korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një person ka humbur jetën nga arma e zjarrit në bjeshkët e Komunës së Deçanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë dy (2) prokurorë të shtetit, përveç njësive relevante të Policisë së Kosovës.


Nga veprimet e ndërmarra në vendin e ngjarjes, sigurimi i provave materiale dhe intervistimi i dëshmitarëve okularë, ekziston dyshimi se viktima ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit, përkatësisht nga shkrepja e armës së zjarrit.


I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekspertë të balistikës për kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.


Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar, ndërsa janë autorizuar edhe veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera hetimore.


Prokurori i shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ligjore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.


 


 



source

You Might Also Like

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai
Salah shënon, asiston ylli i Kombëtares shqiptare
Vrasje e trefishtë në një poligon qitjeje në Malin e Zi

LEXO GJITHASHTU

Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
Emisioni “Info Nata” 31.08.2026
TOP Momenti
Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas
Arsenali vazhdon me fitore, fiton ndaj Aston Villas
TOP Momenti
Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president
Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president
TOP Momenti
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim
Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim
TOP Momenti
Raportohet për një aksident me disa të lënduar në Piranë të Prizrenit
Raportohet për një aksident me disa të lënduar në Piranë të Prizrenit
Lajme

You Might Also Like

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
TOP Momenti

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit

August 31, 2026
Në MPB hetohet dhënia e lejeve të paligjshme të kategorive “C” dhe “D”
TOP Momenti

Në MPB hetohet dhënia e lejeve të paligjshme të kategorive “C” dhe “D”

August 31, 2026
​Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit
TOP Momenti

​Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

August 31, 2026
Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në
TOP Momenti

Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?