By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur
TOP Momenti

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr, është i pamundur

Momenti
Published: July 22, 2026

Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në shërbim të policëve të nacionalitetit serbë që dhanë dorëheqje në fund të vitit 2022.

Katër vjet pas largimit të tyre nga institucionet e Kosovës, autoritetet policore thonë se dorëheqjet ishin pranuar dhe procedura është përmbyllur.

Your browser does not support the video tag.

Këtë qëndrim e rikonfirmoi për KosovaPress zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se dorëheqjet e tyre janë pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, çka nënkupton se statusi i tyre si zyrtarë policorë ka përfunduar.

“Në momentin që ata e marrin vendimin në dorë, ata nuk janë më policë të Kosovës”, deklaroi Elshani.

KosovaPress ka kërkuar qëndrim edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Përveç policëve, në fund të vitit 2022 dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhanë edhe dhjetë prokurorë serbë, dhjetëra gjyqtarë dhe 22 punonjës të administratës së sistemit të drejtësisë.

Pas gati katër vjetësh, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë kanë kërkuar rikthimin në vendet e tyre të punës, duke argumentuar se dorëheqjet e tyre nuk ishin trajtuar.

Megjithatë, më 20 korrik 2026, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat e ish-prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës për rikthim në sistemin prokurorial. Një ditë më pas, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nënshkroi dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

KPK-ja ka bërë të ditur se ka pranuar rreth 20 e-maile nga ish-prokurorë dhe staf mbështetës serb që kanë kërkuar rikthimin, ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka bërë të ditur sa kërkesa ka pranuar nga gjyqtarët.

Çështja e rikthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë u diskutua edhe në konferencën e organizuar më 16 korrik në Mitrovicën e Veriut nga Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC).

Shefi i Seksionit të Drejtësisë në UNMIK, Andrea Lako, deklaroi se qarkullojnë informacione se gjyqtarët dhe prokurorët mund të rikthehen, duke theksuar se komuniteti ka nevojë për shërbimet e tyre.

Drejtori i ACDC-së, Dushan Radakoviq, u shpreh optimist se ata mund të rikthehen në zyrat e tyre më 1 shtator të këtij viti.

Në anën tjetër, avokati dhe ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, vlerësoi se rikthimi i tyre do të ishte në interes të funksionimit të drejtësisë dhe integrimit të komunitetit serb, duke e cilësuar dorëheqjen e vitit 2022 si vendim politik të Listës Serbe dhe të autoriteteve në Beograd.

Ndryshe nga ky qëndrim, avokati Lubomir Pantoviq tha se nuk beson se rikthimi do të ndodhë, megjithëse shtoi se do të dëshironte një zhvillim të tillë.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, argumentoi se gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk u ishin miratuar dorëheqjet në kohën kur ato ishin dorëzuar, gjë që, sipas tij, ua kishte lënë të hapur mundësinë për rikthim. Ai theksoi se kjo çështje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut në Bruksel, pasi kompetencën për ta trajtuar e kanë ekskluzivisht Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës u shpallën më 5 nëntor 2022 në një takim të organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut, si reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale serbe. Procesi i integrimit të tyre në institucionet e Kosovës kishte nisur vite më parë në kuadër të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit.

You Might Also Like

LSDM: Mickoski ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e Kitanoviqit dhe Stoilkoviqit
“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Ukrainasit godasin me dronë portin strategjik rus të Ust-Lugës në Detin Baltik
Lajme
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
KOMF me mesazh për institucionet më 1 Shtator: Çfarë po mbajnë fëmijët në çantë, përveç librave?
Lajme
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Tentuan të hidhnin drogën nga makina për t’u shpëtuar policisë, arrestohen dy të rinj në Korçë
Lajme
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Marrëveshja Kurti -Abdixhiku për Bekim Sejdiun, sot mblidhet edhe Grupi Parlamentar i VV
Lajme
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
55 aksidente dhe afro 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
TOP Momenti

Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

September 1, 2026
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
TOP Momenti

Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

September 1, 2026
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

September 1, 2026
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?