By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BE-ja nuk arrin konsensus për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BE-ja nuk arrin konsensus për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë
Lajme

BE-ja nuk arrin konsensus për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë

Momenti
Published: July 8, 2026

Nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë, konfirmuan burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë.

Ato thanë se në takimin e ambasadorëve të BE-së, të paktën tetë shtete anëtare u shprehën qartazi dhe pa asnjë rezervë kundër hapjes së këtij grupi kapitujsh.

Si arsye, ato përmendën mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, refuzimin e Serbisë për t’u harmonizuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, si dhe mungesën e përkushtimit të mjaftueshëm ndaj procesit të integrimit evropian.

Your browser does not support the video tag.

Sipas burimeve të njëjta, disa shtete të tjera nuk e kundërshtuan hapur hapjen e klasterit 3, por vlerësuan se ende nuk janë krijuar kushtet për një hap të tillë.

Edhe ato shprehën shqetësime për sundimin e ligjit, mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe gjendjen e lirisë së mediave në Serbi.

Mundësia e hapjes së klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë ishte në rendin e ditës në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, pasi Komisioni Evropian rekomandoi me shkrim që Serbisë t’i mundësohej hapja e këtij klasteri brenda muajit korrik.

Megjithatë, pas një diskutimi që, sipas burimeve diplomatike të REL-it, zgjati shumë më gjatë sesa ishte planifikuar, kryesuesi i takimit konstatoi se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur konsensus për hapjen e klasterit 3 me Serbinë.

Përpjekje që edhe Serbia të bëhej pjesë e “Super të martës”

Institucionet evropiane, të cilat janë angazhuar për t’i dërguar një sinjal pozitiv Serbisë, synonin që më 14 korrik të mbahej një konferencë ndërqeveritare me Serbinë, ku do të hapej klasteri 3.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Super e martë”, kur pritet të mbahen të paktën tri, e ndoshta edhe katër konferenca ndërqeveritare – me Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe, nëse plotësohen kushtet, edhe me Shqipërinë.

Qëllimi i institucioneve evropiane ishte që në rendin e ditës të përfshihej edhe një konferencë e pestë ndërqeveritare – me Serbinë.

Vogel: BE-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj Vuçiqit

Toby Vogel, ekspert në Këshillin për Politikat e Demokratizimit, vlerëson se shtetet anëtare të BE-së kanë vepruar drejt duke mos miratuar hapjen e klasterit 3 me Serbinë.

Sipas tij, thelbi i metodologjisë së re të zgjerimit është që përparimi në fusha të tjera të varet nga përparimi në reformat themelore, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

“Ne të gjithë e dimë se në Serbi ka pasur regres në standardet dhe zhvillimet demokratike, që janë në kundërshtim me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj, Serbia nuk duhet të përparojë as në fusha të tjera”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është një qasje plotësisht e saktë. Mendoj se Bashkimi Evropian, në përgjithësi, duhet të mbajë një qëndrim më të fortë ndaj [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiq”, shton ai.

Përpjekjet vazhdojnë, por pa shenja për marrëveshje

Aktualisht, nuk dihet nëse Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së do ta rikthejë sërish në rend dite çështjen e hapjes së klasterit 3 me Serbinë.

Hapja ose mbyllja e kapitujve është e mundur vetëm me pëlqimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Përpjekjet për të siguruar mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare do të vazhdojnë, pasi disa diplomatë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, besojnë se një pjesë e vendeve që aktualisht kanë rezerva, mund ta ndryshojnë qëndrimin.

Sipas tyre, disa shtete druajnë se bllokimi i Serbisë mund të ketë pasoja edhe për procesin e negociatave me Ukrainën.

Megjithatë, burimet e Radios Evropa e Lirë paralajmërojnë se, edhe nëse disa nga shtetet që aktualisht kanë rezerva do ta ndryshonin qëndrimin, kjo nuk do të mjaftonte për të arritur konsensus.

Sipas tyre, numri i vendeve që kundërshtojnë hapjen e klasterit 3 me Serbinë mbetet ende i lartë, ndërsa kundërshtimet e tyre lidhen me çështje thelbësore.

Për këtë arsye, ato nuk presin ndonjë ndryshim të konsiderueshëm të situatës deri javën e ardhshme./RadioEvropaeLirë

source

You Might Also Like

Manaj: Jam i bindur se edhe Hoti do të jetë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës
Abdixhiku takon kryesinë e LDK’së një ditë pasi u dakordua me Kurtin për kandidaturën e Bekim Sejdiut
Italia zgjat pezullimin e Marrëveshjes Schengen me Spanjën
Biserko: Glorifikimi i Mlladiqit nuk është rastësi, ideologjia e viteve ’90 ende është e pranishme në Serbi
Paralajmërimi i Ratcliffe ndaj Moskës: Çfarë dihet një javë më vonë, sipas ish-zyrtarëve të CIA-s?

LEXO GJITHASHTU

Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë
Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë
TOP Momenti
“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë
“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë
TOP Momenti
Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit
Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit
TOP Momenti
Aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq për tentativë vrasjeje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje
Aktakuzë ndaj një personi në Leposaviq për tentativë vrasjeje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje
TOP Momenti
‘‘Hundën ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, Rama pret në takim kampionin e boksit Nelson Hysa
‘‘Hundën ma keni thy ju demokratët, këtij ia kanë thyer boksierët’’, Rama pret në takim kampionin e boksit Nelson Hysa
Lajme

You Might Also Like

Kosova në mesin e vendeve me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, renditet e 6-ta për net-qëndrime
Lajme

Kosova në mesin e vendeve me rritjen më të madhe të turizmit në Evropë, renditet e 6-ta për net-qëndrime

September 1, 2026
Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit
Lajme

Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit

September 1, 2026
Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme

Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale

September 1, 2026
Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme

Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?