By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari
TOP Momenti

“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

Momenti
Published: July 8, 2026

“Ç’rëndësi ka përkatësia etnike? E rëndësishme është të jemi njerëz”.

Kështu e komenton Dragana nga Krushevci thirrjen për bojkotimin e një furre buke në këtë qytet të Serbisë qendrore, e cila është në pronësi të një shqiptari.

Your browser does not support the video tag.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se e njeh pronarin e furrës dhe familjen e tij, të cilën e përshkruan si “të mirë dhe të ndershme”.

“Ata kanë ardhur këtu shumë kohë para luftës (1998-1999). Ç’rëndësi ka që është shqiptar? A duhet të jemi kundër tij vetëm për këtë arsye? Ne t’i bojkotojmë shqiptarët këtu (në Serbi), ata t’i bojkotojnë serbët në Kosovë… Nuk e kuptoj përse duhet të ndodhë gjithë kjo. Lëreni popullin të jetojë”, thotë Dragana.

Gjatë fundjavës së shkuar, në një shtyllë pranë furrës së bukës, një person i panjohur vendosi një poster me përmbajtje fyese dhe diskriminuese.

“Kujtojeni Gazimestanin! Mos blini nga ‘shiptari’ [v.j. term përçmues për shqiptarët]”, shkruhej në poster, i cili, ndërkohë, u hoq nga hapësira publike.

Çfarë ndodhi në Gazimestan?

Më 28 qershor, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan – afër Prishtinës – Policia e Kosovës ndaloi 37 persona, ndërsa 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u proceduan para gjykatës.

Ata u dënuan me dëbim nga Kosova, ndalim hyrjeje për tre vjet dhe gjoba, pasi brohoritën “Kosova është Serbi”, duke ngritur edhe tre gishta.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këto u vlerësuan si mesazhe nacionaliste.

Më pas, në opinion u shfaqën pretendime se disa nga të ndaluarit ishin keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se do t’i shqyrtojë ato sipas detyrës zyrtare.

Edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë nisi hetime, sipas detyrës zyrtare, për të njëjtat pretendime.

Thirrja për bojkotimin e furrës në pronësi shqiptare në Krushevc nxiti reagime nga autoritetet lokale, opozita dhe Avokati i Popullit i Serbisë.

Edhe banorët e Krushevcit, me të cilët bisedoi ekipi i Radios Evropa e Lirë pranë furrës, e cila gjendet rreth një kilometër larg qendrës së qytetit, e dënuan diskriminimin mbi baza etnike.

Bojani beson se edhe serbët në Kosovë përballen me forma të ndryshme diskriminimi, por thekson se thirrjet për bojkotimin e një furre në pronësi të një shqiptari në Serbi nuk do ta përmirësonin jetën e tyre.

“Kjo është marrëzi”, thotë shkurtimisht ai.

Danijella thotë se nuk e kishte parë posterin me thirrjen për bojkotim, por shton se edhe po ta kishte parë, nuk do ta ndryshonte qëndrimin e saj dhe do të vazhdonte të blinte në atë furrë, sepse, siç shprehet, “nuk më interesojnë nxitjet e urrejtjes”.

“Pse duhet të shohim se kush i përket cilit komb? Nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka kjo. Vetëm provokojnë dhe i shqetësojnë njerëzit”, thotë ajo.

“Përndjekja nuk guxon të bëhet normalitet”

Lëvizja opozitare e Qytetarëve të Lirë ishte e para që vuri në dukje posterin diskriminues në Krushevc, më 4 korrik, me vërejtjen se njerëzit specifikë po ekspozohen ndaj “presionit, persekutimit dhe dhunës së mundshme”.

Ksenija Bradiq Veloviq, anëtare e Kuvendit Komunal të Krushevcit nga kjo parti, thotë për Radion Evropa e Lirë se çdo formë përndjekjeje mbi baza etnike, nuk duhet të bëhet normalitet dhe se diskriminimi duhet të ndalet që në fillim.

Ajo tregon se ishte vetë ajo që e njoftoi pronarin e furrës për posterin, por se ai nuk i ishte dukur i shqetësuar apo i frikësuar.

“Me gjasë, ishte hera e parë që përballej me diçka të tillë. Më tha se familja e tij jeton këtu prej 50 vjetësh. Gjyshi i tij ishte i pari që erdhi në Krushevc dhe ata kanë jetuar e punuar këtu me ndershmëri”, thotë Bradiq Veloviq.

Sipas saj, nacionalizmi është ende i pranishëm në shoqërinë serbe dhe për këtë arsye duhet reaguar ndaj çdo shfaqjeje të tij, sado e vogël të jetë.

“Fakti që një njeri në Krushevc përndiqet dhe i rrezikohet ekzistenca, nuk do t’i zgjidhë problemet politike apo statusin e serbëve në Kosovë. Nuk do t’i zgjidhë as frustrimet e dikujt, sepse një qytetar i zakonshëm nuk mund të mbahet përgjegjës për pasojat e politikave të gabuara”, thotë ajo.

Reagimi i autoriteteve lokale

Komuna e Krushevcit dënoi më 7 korrik çdo thirrje për diskriminim, përhapje të urrejtjes dhe nxitje të përçarjes mes qytetarëve.

Përmes një komunikate, ajo tha se Krushevci ka qenë gjithmonë një qytet i sigurt, si për ata që kanë lindur aty, ashtu edhe për ata që kanë ardhur për të jetuar, punuar apo në vizitë.

“Prej shekujsh kemi ndërtuar frymën e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe bashkëjetesës. Për këtë arsye, veprime të tilla të izoluara nuk përfaqësojnë as Krushevcin dhe as banorët e tij”, thuhej në reagim.

Autoritetet lokale u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta zbardhin sa më shpejt rastin, të identifikojnë autorin dhe të sqarojnë motivet e këtij veprimi.

Edhe Avokati i Popullit i Serbisë, Zoran Pashaliq, kërkoi që organet kompetente të hetojnë urgjentisht vendosjen e posterit me përmbajtje të urrejtjes ndaj pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare dhe që përgjegjësit të identifikohen dhe të ndiqen sipas ligjit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me veprimet që kanë ndërmarrë për këtë rast.

Ky nuk është rasti i parë kur familjet shqiptare në Serbi bëhen cak i presionit.

Në mesin e muajit shkurt, policia vendosi masa të shtuara sigurie pranë furrave në pronësi të shqiptarëve në Surdulicë, në jug të Serbisë, pas protestave të shkaktuara nga rritja e tensioneve ndëretnike.

Ato shpërthyen pasi një banor i qytetit humbi jetën në një aksident trafiku, ndërsa i dyshuari ishte një i ri me kombësi shqiptare.

You Might Also Like

Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze
Kundërshtoi Sejdiun për president, Zemaj reagon pas kritikave: LDK-ja nuk është pronë e askujt
​Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin
Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet
Goditi qentë dhe iu dogj automjeti, ndërron jetë shoferi në një aksident në Ohër

LEXO GJITHASHTU

Tragjedi në Meksikë Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
Tragjedi në Meksikë Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon
Lajme
Aksident në magjistralen Gjilan–Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës (pamje)
Aksident në magjistralen Gjilan–Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës (pamje)
Lajme
Publikohen pamjet e reja të aksidentit ku u lëndua presidentja e Sllovenisë
Publikohen pamjet e reja të aksidentit ku u lëndua presidentja e Sllovenisë
Lajme
Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë
Kompania kineze e sanksionuar nga Perëndimi merr pjesë në panairin ushtarak në Sarajevë
Lajme
Arrestohet një person që kanosi Kurtin dhe policët
Arrestohet një person që kanosi Kurtin dhe policët
Lajme

You Might Also Like

Goditet nga një veturë zyrtari policor në Vushtrri, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes- rasti po hetohet
TOP Momenti

Goditet nga një veturë zyrtari policor në Vushtrri, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes- rasti po hetohet

September 3, 2026
Petrovska: Qeveria duhet të informojë opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave
TOP Momenti

Petrovska: Qeveria duhet të informojë opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave

September 3, 2026
Aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aktakuzë ndaj shoferit që ishte i dehur dhe pa patentë
TOP Momenti

Aksidenti fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aktakuzë ndaj shoferit që ishte i dehur dhe pa patentë

September 3, 2026
Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba
TOP Momenti

Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?