By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike
TOP Momenti

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Momenti
Published: July 7, 2026









Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që, sipas tij, po shkakton zvarritja e krijimit të institucioneve të reja në vend.

Your browser does not support the video tag.


Ai vlerëson se mungesa e stabilitetit politik po i kushton shtrenjtë ekonomisë së Kosovës, duke ndikuar në investime, eksporte dhe mirëqenien e qytetarëve.


Gërxhaliu tha se në Kosovë është krijuar një perceptim i gabuar se vendi mund të funksionojë edhe pa institucione dhe pa stabilitet politik, gjë që sipas tij do të ketë pasoja afatgjata.


“Kostoja oportune që do ta paguajë Kosova në mungesë të institucioneve do të jetë vërtet shqetësuese dhe barrën do ta bartin gjeneratat e reja. Është krijuar një komoditet viteve të fundit se në Kosovë mund të jetohet pa institucione dhe pa stabilitet politik. E tëra kjo është shndërruar në një normë, në një normalitet që duhet të na shqetësojë. Derisa vendet e rajonit dhe ato evropiane garojnë për rol ekonomik, për inovacion, teknologji, dije dhe dominim në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim edhe pa ekonomi dhe pa një qëndrueshmëri ekonomike, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në aspektin social”, u shpreh ai.


Sipas Gërxhaliut, treguesit ekonomikë janë gjithnjë e më alarmues, ndërsa mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat po e rëndon situatën.


“Janë shqetësues parametrat ekonomikë në Kosovë, duke filluar nga rënia e normës së investimeve të huaja, tkurrja e eksportit të produkteve ‘Made in Kosova’, mungesa e një dialogu të mirëfilltë mes sektorit privat dhe atij publik. Kur krejt kësaj i shtohet edhe inflacioni, i cili çdo ditë e më tepër po shndërrohet në një sëmundje kancerogjene të ekonomisë dhe po e godet drejtpërdrejt shportën e qytetarit, atëherë kemi arsye serioze për shqetësim. Këto janë arsye që duhet t’i prekin në ndërgjegje politikanët, pa marrë parasysh pozitë apo opozitë, që të harmonizojnë qëndrimet dhe të mos e kenë luftën për pushtet si determinant kryesor, duke dëmtuar qytetarin, ekonominë, imazhin e Kosovës dhe duke e rënduar aspektin social”, deklaroi ai.


Ai shtoi se paralajmërimet e ekspertëve po përsëriten prej vitesh, por sipas tij, ato nuk po merren seriozisht nga vendimmarrësit.


“Është e tepërt të bisedohet për procese ekonomike nga ana e ekspertëve, sepse këto paralajmërime po përsëriten nga viti në vit dhe po hasin në vesh të shurdhër. Çdo kritikë apo rekomandim po pritet me armiqësi dhe penalizim. Por heshtja është krimi më i madh. Besoj se ka ardhur koha që të ndihmohet Kosova, që ekonomia të jetë prioritet, partneriteti të jetë shtyllë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe imazhi i Kosovës të jetë aty ku e meriton, e jo që vendi të shndërrohet në një pikë të zezë të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Gërxhaliu.


Duke folur për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet e reja pas formimit të tyre, ish-kreu i Odës Ekonomike tha se ekonomia duhet të depolitizohet dhe vendimmarrja të bazohet në ekspertizë.


“Aq shumë janë grumbulluar problemet ekonomike nga e kaluara, sa që asnjë qeveri nuk do ta ketë të lehtë t’i zgjidhë me një shkop magjik. Është koha që ekonomia në Kosovë të depolitizohet dhe ekspertët e fushës të jenë aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, e jo që orientimi politik të përcaktojë trendin ekonomik. Dialogu dhe partneriteti me sektorin privat, me nivelin qendror e lokal dhe me aktorët socialë duhet të jenë prioritet, sepse vetëm përmes dialogut lind mirëkuptimi dhe zgjidhen problemet, e jo me logjikën ‘hajde të dialogojmë, por të vendoset si them unë’”, u shpreh ai për Ekonomia Online.


Gërxhaliu krahasoi performancën e Kosovës me vendet e rajonit, duke theksuar se eksportet e vendit mbeten shumë prapa.


“Por, besoj që trendet ekonomike, të krahasuara me vendet e rajonit tonë, janë mjaft shqetësuese. Në vitin 2025, në Bosnjë dhe Hercegovinë kemi pasur më tepër se 9 miliard e gjysmë eksporte, në Maqedoni kemi pasur afër 5 miliardë eksporte, Shqipëria e ka trendin shumë pozitiv të eksporteve, Serbia ka tejkaluar 34 miliardë euro, dhe Kosova ka mbetur në atë shifrën magjike prej afër 900 milionë eurosh për prodhimet “Made in Kosova”. Prandaj, besoj se këto shifra duhet të jenë alarm për të reflektuar dhe për të dalë nga kjo zonë e komoditetit apo e konformitetit se mund të jetohet pa institucione dhe pa politikanë në Kosovë”, shtoi Gërxhaliu.


source

You Might Also Like

Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

LEXO GJITHASHTU

Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
Lajme
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
TOP Momenti

You Might Also Like

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

September 1, 2026
Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
TOP Momenti

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra

September 1, 2026
​Nis viti i ri shkollor
TOP Momenti

​Nis viti i ri shkollor

September 1, 2026
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?