By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vita publikon analizat e muajit maj, thotë se konfirmojnë se produktet nuk përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vita publikon analizat e muajit maj, thotë se konfirmojnë se produktet nuk përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme
TOP Momenti

Vita publikon analizat e muajit maj, thotë se konfirmojnë se produktet nuk përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme

Momenti
Published: July 7, 2026

Qumështorja “Vita” ka bërë të ditur se rezultatet e analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) tregojnë se produktet e saj janë 100 për qind qumësht dhe nuk përmbajnë qumësht pluhur apo vaj palme.

Përmes një reagimi publik, kompania njoftoi se, pas përfundimit të protestës së fermerëve, më 6 korrik ka pranuar një e-mail nga AUV, ku janë përcjellë rezultatet e mostrave të analizuara.

Your browser does not support the video tag.

“Sipas rezultateve të analizave, produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Vita bëri të ditur se gjatë takimit të zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, ministrit dhe përfaqësuesve të kompanisë, është arritur dakordim që përkohësisht të vazhdojë grumbullimi i qumështit nga fermerët.

“Gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit”, thuhet në reagim.

Reagon AUV: Analizat e qumështores “Vita” të marra në korrik janë ende në proces

Sipas kompanisë, ky vendim është marrë në interes të fermerëve dhe pas zotimit të ministrit se rezultatet e analizave të mostrave të marra më 2 korrik 2026 do të publikohen jo më larg se 13 korriku.

“Deri në atë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit”, thuhet tutje.

Qumështorja theksoi se gjatë gjithë veprimtarisë së saj ka qenë e përkushtuar ndaj cilësisë së produkteve dhe mbështetjes për fermerët vendorë.

“Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrah konsumatorëve, duke ofruar kualitet dhe cilësi në produktet tona. I falënderojmë konsumatorët për besimin dhe i sigurojmë se do të vazhdojmë të jemi pranë tyre, ashtu siç kemi qenë tash e 23 vjet”, përfundon reagimi i kompanisë.

You Might Also Like

QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

LEXO GJITHASHTU

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti
Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
TOP Momenti

You Might Also Like

​Nis viti i ri shkollor
TOP Momenti

​Nis viti i ri shkollor

September 1, 2026
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president

September 1, 2026
PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava
TOP Momenti

PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava

September 1, 2026
Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore
TOP Momenti

Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?