By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK
TOP Momenti

Pakënaqësi e akuza për presion, jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK

Momenti
Published: July 6, 2026









Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra pas pesë vitesh në këtë post, duke deklaruar se vendimi vjen si pasojë e mungesës së bashkëpunimit institucional dhe presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Your browser does not support the video tag.


Ajo ishte zgjedhur përmes një konkursi publik në këtë pozitë gjatë mandatit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dorëheqja e saj vjen në mandatin e dytë, të cilin nuk e përfundon.


E njëjta bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, se është përballur me vështirësi në bashkëpunimin me strukturat udhëheqëse të SHSKUK dhe QKUK-së, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar në pamundësinë për të ushtruar normalisht përgjegjësitë profesionale.


“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, shkroi mes tjerash ajo, transmeton Klankosova.tv.


Gjatë mandatit të saj, ajo ka listuar disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e qendrës së hemodializës në Rahovec, nisjen e shërbimit në Podujevë, si dhe futjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar.


Postimi i plotë:  


Të nderuar miq, kolegë, familjarë dhe pacientë,


Ju njoftoj që pas 5 viteve në detyrë , kam marrë vendim të jap dorëheqje nga posti i Drejtoreshës së Klinikës së Nefrologjisë.


Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë.


Kam qenë dhe mbetem e bindur se çdo funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Kur këto parime mungojnë dhe kur krijohen kushte që pengojnë realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja bëhet një akt përgjegjësie dhe integriteti profesional dhe personal, e kurrsesi tërheqje nga përgjegjësia.


Gjatë këtyre 5 viteve kam pasur nderin të udhëheq Klinikën e Nefrologjisë me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi profesionale.Kam arritur të realizojë një sërë projektesh dhe zhvillimesh me rëndësi për pacientët dhe sistemin shëndetësor, ndër të cilat veçoj:


Funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, pas shumë vitesh përpjekjesh.


Fillimin e ofrimit të shërbimit të hemodializës në Poliklinikën e Podujevës, duke lehtësuar qasjen në trajtim për shumë pacientë.


Fillimin e matjes së niveleve të barnave imunosupresive, një shërbim me rëndësi të veçantë për pacientët e transplantuar..


Në bashkëpunim me Prof. Shemsedin Sadikun, kemi qenë iniciuesit e kërkesës për pajisjen me leje ndërtimore të objektit të ri të Klinikës së Nefrologjisë me Hemato-Onkologji. Projekt ky i cili tashmë është në fazën përfundimtare.


Fillimin e shërbimit të plazmaferezës terapeutike, pas një pune dhe angazhimi shumëvjeçar. Ky shërbim tashmë është funksional, megjithatë ende nuk janë siguruar materiali shpenzues dhe trajnimet e nevojshme të stafit për modalitetet e tjera të trajtimit.


Pas kërkesave dhe angazhimit të vazhdueshëm për sigurimin e aparateve të reja të hemodializës, gjatë mandatit tim u realizua furnizimi me aparatura të reja. Dhe pacientët tanë sot marrin trajtim në pajisje moderne në përputhje me standardet bashkëkohore të nefrologjisë.


Ndiej obligim profesional dhe moral të informoj opinionin publik edhe për projektet që janë në fazën përfundimtare ose në pritje të realizimit:


Procesi për fillimin e biopsisë renale është pothuajse i përfunduar. Megjithatë, realizimi i plotë i këtij shërbimi ende varet nga sigurimi i materialit shpenzues në Institutin e Patologjisë, çështje kjo që nuk ka qenë në kompetencën time, por e institucioneve përgjegjëse.


Klinika është pajisur edhe me mikroskopin për ekzaminimin e sedimentit urinar. Fatkeqësisht, deri më sot nuk është siguruar laboranti i nevojshëm për përpunimin e mostrave, gjë që ka pamundësuar funksionalizimin e këtij shërbimi.


Projekti për renovimin e Shërbimit të Hemodializës është i gatshëm për të filluar. Megjithatë, realizimi i tij ka mbetur në pritje të vendimit për zhvendosjen e pacientëve gjatë periudhës së punimeve.


Po ashtu, Klinika është në pritje të pranimit të aparatit PrisMax Flex, donacion i cili është pranuar nga drejtoria, por ende nuk është dorëzuar në Klinikën e Nefrologjisë.


Të gjitha këto zhvillime janë rezultat i punës së përbashkët të stafit të Klinikës së Nefrologjisë, të cilëve u shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time më të sinqertë për profesionalizmin, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.


Jam krenare për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe besoj se këto projekte do të vazhdojnë deri në funksionalizimin e tyre të plotë, në interes të pacientëve dhe të sistemit shëndetësor të Kosovës.


source

You Might Also Like

QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

LEXO GJITHASHTU

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti
Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
TOP Momenti

You Might Also Like

​Nis viti i ri shkollor
TOP Momenti

​Nis viti i ri shkollor

September 1, 2026
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president

September 1, 2026
PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava
TOP Momenti

PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava

September 1, 2026
Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore
TOP Momenti

Sot fillon viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut, 238 mijë nxënës rikthehen në bankat shkollore

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?