By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së
TOP Momenti

Spahiu: Edhe nëse kërkohet votëbesim, Abdixhiku do të mbetet kryetar i LDK-së

Momenti
Published: July 6, 2026

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar nismën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas Spahiut, edhe nëse ndaj Abdixhikut zhvillohet një proces votëbesimi, ai ka gjasa ta fitojë dhe të mbetet në krye të LDK-së deri në përfundim të mandatit.

Ai ka vlerësuar se përbërja e Këshillit Drejtues të LDK-së mbetet e njëjtë me atë që nuk arriti ta rrëzonte Abdixhikun në votëbesimin e kaluar.

Your browser does not support the video tag.

“Përbërja e Këshillit Drejtues të LDK-së është e njëjtë me atë që ka qenë kur është mbajtur votëbesimi ndaj Abdixhikut. Nuk shoh ndonjë person që ka qenë në mbështetje të Lumirit dhe tani i ka dalë kundër. Ata që kanë qenë kundër vazhdojnë të jenë kundër, ndërsa ata që e kanë mbështetur vazhdojnë ta mbështesin. Prandaj pres që, edhe nëse mbahet votëbesimi, ai do të marrë përafërsisht të njëjtin rezultat dhe do të mbetet kryetar deri në përfundim të mandatit”, ka deklaruar Spahiu.

Ai e ka cilësuar si të natyrshme përplasjen brenda LDK-së, duke theksuar se bëhet fjalë për një garë të zakonshme për dominim politik brenda partisë.

“Është e natyrshme që oponentët e tij brenda partisë të kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi secili synon pozicione më të larta. Kjo betejë brenda LDK-së është normale, është një garë për të dominuar partinë. Lumir Abdixhiku, sipas meje, ka larguar disa nga strukturat e vjetra të LDK-së që ende kanë peshë politike, në vend që t’i afronte. Përveç Vjosa Osmanit, nuk ka tentuar të afrojë figura të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur se kush do të mund të ishte një alternativë për udhëheqjen e LDK-së në rast të largimit të Abdixhikut, Spahiu ka përmendur Lutfi Hazirin.

“Sipas meje, për momentin Lutfi Haziri është figura më unifikuese brenda LDK-së. Nëse do të mbaheshin zgjedhje të brendshme dhe ai do të kandidonte, besoj se do ta fitonte garën. Edhe pse dikur ka humbur përballë Lumir Abdixhikut, rrethanat tani kanë ndryshuar. Megjithatë, unë besoj se Abdixhiku do të mbetet kryetar deri në fund të mandatit”, ka përfunduar Spahiu.

Ndryshe, një grup delegatësh të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) raportohet se nga e mërkura ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të partisë.

Sipas këtyre raportimeve, synimi i kësaj iniciative është që në rend dite të vendoset kërkesa për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkohë, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit ka qenë bartëse e listës së LDK-së dhe kandidate për presidente, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit të partisë.

Osmani, pas një takimi në selinë e LDK-së, tha se ka pasur diskutime për hapat e ardhshëm të partisë, por mohoi ekzistencën e nënshkrimeve të formalizuara.

“Kemi biseduar se si të ecim përpara edhe më fuqishëm. Nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri tani”, është shprehur ajo./teve1.info/

source

You Might Also Like

QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

LEXO GJITHASHTU

Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
TOP Momenti

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra

September 1, 2026
​Nis viti i ri shkollor
TOP Momenti

​Nis viti i ri shkollor

September 1, 2026
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president

September 1, 2026
PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava
TOP Momenti

PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?