By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me derivate
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me derivate
TOP Momenti

Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me derivate

Momenti
Published: July 3, 2026









Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj nëntë të pandehurve, të dyshuar për disa vepra të rënda penale, përfshirë shpëlarje parash, kontrabandim mallrash dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

Your browser does not support the video tag.


Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar ndaj të pandehurve me inicialet F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M. dhe G.Q., pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.


Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Kontrabandimi i mallrave” në bashkëkryerje, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Falsifikimi i parasë”.


Gjykata bëri të ditur se, pas shqyrtimit të kërkesës në seancë dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar atë dhe ka vlerësuar se paraburgimi është masa e duhur në këtë fazë të procedurës.


Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rrezik real që, nëse të pandehurit lihen në liri, ata mund të arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale dhe të pengojnë zhvillimin normal të procedurës.


Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të vazhdojnë komunikimet dhe bashkëpunimin mes tyre, duke mundësuar vazhdimin e aktivitetit kriminal ose kryerjen e veprave të tjera penale.


Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Zëri



source

You Might Also Like

Shtatë vatra zjarri aktive në Shqipëri
Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?
Zjarr në fshatin Qaskovë të Klinës, flakët kaplojnë një fushë
Mingarkohen emergjencat mjekësore, shkak temperaturat e larta
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tri gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak
SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak
TOP Momenti
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
TOP Momenti
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
TOP Momenti
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
TOP Momenti
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
TOP Momenti

You Might Also Like

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
TOP Momenti

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë

August 31, 2026
Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

August 31, 2026
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

August 31, 2026
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?