By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak
TOP Momenti

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

Momenti
Published: July 3, 2026

Edhe në rigjykim, Ekrem Bajroviq është dënuar me 12 vite burgim, për krime të luftës në Istog.

Megjithatë, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Saradranit, u shpreh i pakënaqur me këtë dënim.

Naim Elshani tregoi se edhe sot, 27 vite pas, plagët i kullojnë gjak.

Your browser does not support the video tag.

Mëngjesi i së premtes i gjeti përsëri në gjykatore.

Janë këtë dëshmitarët e krimeve e torturave për të cilat akuzohet Ekrem Bajroviq.

Your browser does not support the video tag.

E kësaj radhe ata po presin shpalljen e aktgjykimit për ish pjesëtarin e ushtrisë serbe.

Pas tyre më pranga në duar erdh edhe i akuzuari.

Këtij të fundit, edhe në rigjykim iu vërtetua dënimi prej 12 vitesh për krimet e luftës në pranverën e vitit 1999 në komunën e Istogut.

“Në emër të popullit shpallim këtë aktgjykim: I akuzuari  Ekrem Bajrovic më të dhënat personale si në shkresat e lëndës, gjykata e shpallë fajtor për veprën penale krime lufte ndaj popullatës civile në bashkëkryerje, nga neni 142. Të akuzuarin e gjykon më dënim burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar  në paraburgim nga data 19.10.2022”, deklaroi gjykatësi Avni Syla.

Por, me këtë dënim nuk është i kënaqur edhe Naim Elshani, i cili është i mbijetuar i vetëm  masakrës së Saradranit.

“Ende sot plagët më kullojnë gjak. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këta më kanë pushkatuar serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, nuk mu ka ofruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që pesë vjet. Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999”, kujton Elshani.

E i pakënaqur me vendimin është edhe dyshimtari Ylber Lipa. Megjithatë, sipas tij brengosës vazhdon të mbetet mos trajtimi i duhur i dëshmitarëve.

“E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti, mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat. Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend”, pohoi Lipa.

Më 19 korrik 2024, Gjykata Themelore e kishte shpallur fajtor Bajroviqin dhe e kishte dënuar me 12 vjet burgim, mirëpo më kërkesë të Supremes, çështja ishte kthyer në rigjykim.

Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të popullsisë civile shqiptare.

source

You Might Also Like

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas
I zhdukur nga mëngjesi i djeshëm, familja ende në ankth për Xhafer Raqin
Australia e barazon rezultatin ndaj Egjiptit
The political stalemate continues – closer to an agreement or a return to elections?
Vučić again comes to Radoić’s defense, experts: Dangerous message for the region

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe
TOP Momenti

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

July 3, 2026
Rama announces the opening of the Special Forces school: They will be trained and coached by Israel
TOP Momenti

Rama announces the opening of the Special Forces school: They will be trained and coached by Israel

July 3, 2026
Rama njofton hapjen e shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli
TOP Momenti

Rama njofton hapjen e shkollës së Forcave Speciale: Do të trajnohen e stërviten nga Izraeli

July 3, 2026
“Sunny Hill Festival” zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore
TOP Momenti

“Sunny Hill Festival” zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

July 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?