By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje
TOP Momenti

Rrustemi: Refuzimi i LDK-së për bashkëqeverisje e çoi vendin në zgjedhje

Momenti
Published: July 2, 2026

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet t’u shpjegojë qytetarëve arsyet pse nuk pranoi të formonte qeverinë me LVV-në në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas tij, vendi shkoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit pikërisht për shkak të refuzimit të LDK-së për t’u përfshirë në një koalicion qeverisës me LVV-në.

Derisa, ai theksoi se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit ka qenë më i dobët se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Your browser does not support the video tag.

“Në zgjedhjet e 28 dhjetorit kemi shkuar për shkak të refuzimit të LDK-së për të ardhur në takime dhe për të hyrë në bashkëqeverisje me LVV-në. LDK duhet t’ua sqarojë qytetarëve pse nuk ka ardhur në qeveri me LVV-në në vitin 2025. Pas 28 dhjetorit kjo nuk ka qenë më e nevojshme, megjithatë ne kemi ofruar bashkëpunim për shkak të zhbllokimit të procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Diskutime ka pasur pafund, por nuk ka pasur vullnet. LDK është më e dobët se sa ishte në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025”, ka deklaruar Rrustemi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

I pyetur se kur LVV-ja do t’i nisë bisedimet me partitë opozitare, Rrustemi tha se fillimisht do të vlerësojnë nëse ato kanë reflektuar dhe janë të gatshme të heqin dorë nga bllokadat politike.

Your browser does not support the video tag.

“Do t’i fillojmë bisedimet me partitë politike opozitare me shpresë që kanë reflektua dhe do të shofim natyrisht edhe qëndrimet e tyre përveqëse atyre publike dhe do të shohim se opozita a është në kërkim të arsyeve të reja për bllokada tjera apo vërtetë ka reflektua dhe ka vendosur me hequr dorë prej bllokadës dhe me i dhënë vendit institucione….nuk është problemi që ne i donim tri pozitat, por është normale që një program politik qeverisës që i ka fitua zgjedhjet aq më tepër një sistem si i yni që është i rrallë rezultati mbi 50% vetëm VV-ja e ka mbrri, madje në kohën e presidentit historik të Ibrahim Rugovës nuk kishte një rezultat pra 50%”, tha ai ndër të tjera.

Sa i përket dialogut Kosovë–Serbi, Rrustemi tha se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon ta konsiderojë të gabuar qasjen e Qeverisë Kurti në këtë proces.

“PDK e konsideron të gabuar qasjen e Kurtit në dialogun me Serbinë. Ata e kanë thënë vazhdimisht dhe vazhdojnë ta deklarojnë publikisht se dialogu aktual po zhvillohet gabimisht dhe se është dashur të vazhdohej me qasjen që ka qenë para vitit 2020. Ne mendojmë të kundërtën. Vlerësojmë se deri në vitin 2020 dialogu në Bruksel ka qenë i konceptuar gabimisht, ku Kosova nuk ka qenë palë e barabartë. Që nga viti 2021, kur kemi ardhur në qeveri, është ndërprerë ai cikël i koncepteve të mëparshme për dialogun me Serbinë”, u shpreh Rrustemi./teve1.info/

source

You Might Also Like

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset
Lladrovci: Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik
Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027

You Might Also Like

Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër
TOP Momenti

Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër

July 2, 2026
Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës”: Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët
TOP Momenti

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës”: Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

July 2, 2026
Rezultati i 7 qershorit, Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit
TOP Momenti

Rezultati i 7 qershorit, Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit

July 2, 2026
Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë
TOP Momenti

Rama: Në protestë, mercenarë të ardhur nga Prishtina e Tetova që bëjnë si diasporë

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?