By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rezultati i 7 qershorit, Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rezultati i 7 qershorit, Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit
TOP Momenti

Rezultati i 7 qershorit, Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit

Momenti
Published: July 2, 2026




Foto: Laura Hasani





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku ka deklaruar se rezultatin e partisë së tij e ka parë në mënyrë reale dhe si një mesazh të qartë të elektoratit të saj.

Your browser does not support the video tag.


Hamza theksoi se, megjithëse PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve në Kuvend, rënia e numrit të votave përbën një mundësi të humbur për partinë.

Your browser does not support the video tag.


“Rezultatin e kam parë në mënyrë reale, normalisht e kam lexuar si mesazh të elektoratit. Demokracia është përfaqësim, shpeshherë mund të kesh më shumë vota e më pak ulëse, ose më pak vota e më shumë ulëse. Në këto zgjedhje PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve brenda Kuvendit”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.


Hamza vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ndonëse ka dalur partia e parë, është humbësja e vetme e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij, ajo ka humbur katër ulëse në Kuvend, ndërkohë që LDK ka fituar tri ulëse dhe AAK një më shumë.


Më tej Hamza pranon se PDK ka shënuar rënie në numrin e votave dhe kjo për të është mundësi të humbur për të arritur një rezultat më të mirë.


“Megjithëkëtë kemi pasur humbje të numrit të votave dhe unë këtë e konsideroj si mundësi të humbur për Partinë Demokratike të Kosovës, që në këto zgjedhje ta ketë një rezultat krejt tjetër, shumë më të mirë, me numrin e votave që kishte në shkurt dhe dhjetor të vitit të kaluar”, tha Hamza. 


source

You Might Also Like

Mustafa: Qeveria po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes
Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë
Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën
Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset
Lladrovci: Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët

You Might Also Like

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
TOP Momenti

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

July 2, 2026
Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik
TOP Momenti

Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik

July 2, 2026
Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027
TOP Momenti

Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027

July 2, 2026
Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër
TOP Momenti

Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?