By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik
TOP Momenti

Muja: Kontrollet ndaj kompanisë “Vita”, njëjtë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik

Momenti
Published: July 2, 2026




Foto: Laura Hasani





Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se mbrojtja e konsumatorit dhe zbatimi i legjislacionit për sigurinë ushqimore janë obligime institucionale që zbatohen në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, pa përjashtim.

Your browser does not support the video tag.


Në një reagim lëshuar nga MBPZHR, thuhet se kontrollet zyrtare që po zhvillon Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në sektorin e qumështit dhe produkteve të qumështit, sipas Mujës, janë pjesë e mandatit të rregullt ligjor të agjencisë për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ushqimin dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Your browser does not support the video tag.


“Gjatë ditës së sotme është realizuar kontroll zyrtar edhe në kompaninë “Vita”, në të njëjtën mënyrë si ndaj çdo operatori tjetër ekonomik që i nënshtrohet mbikëqyrjes institucionale. Qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë, për produktet për të cilat paguajnë. Siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë. Kontrollet nuk bëhen ndaj emrave të kompanive, por mbi bazën e mandatit ligjor. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, ka deklaruar Muja.


Ai ka deklaruar se kontrollet zyrtare synojnë të verifikojnë respektimin e protokolleve të prodhimit, standardeve të sigurisë ushqimore, vlefshmërinë e licencave dhe autorizimeve, si dhe përputhshmërinë e operatorëve ekonomikë me legjislacionin në fuqi.


sipas njoftimit të MPZHR-s, Muja ka theksuar se qëllimi i këtyre veprimeve është mbrojtja e interesit publik, garantimi i sigurisë ushqimore, mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve dhe krijimi i kushteve të barabarta për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit që respektojnë ligjin.


“AUV ushtron të njëjtin mandat në të gjitha segmentet e industrisë ushqimore dhe kontrollet zyrtare zhvillohen pa dallim sektori, madhësie apo pozite në treg, duke siguruar zbatim të njëjtë të ligjit për çdo subjekt. Një sistem i besueshëm i kontrollit ushqimor rrit besimin e qytetarëve, mbron prodhimin vendor dhe forcon konkurrencën e ndershme në treg, duke garantuar se institucionet do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e tyre në përputhje me ligjin”, ka deklaruar Muja, njofton Ministra e Bujqësisë.


source

You Might Also Like

Mustafa: Qeveria po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes
Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë
Flori rikthehet me album të ri në vjeshtë, në horizont edhe bashkëpunimi me Elvanën
Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset
Lladrovci: Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët

You Might Also Like

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
TOP Momenti

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

July 2, 2026
Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027
TOP Momenti

Kanadaja do t’i bashkohet Eurovisionit nga viti 2027

July 2, 2026
Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër
TOP Momenti

Hamza: Kthimi i Thaçit dhe Veselit do ta çojë PDK-në në një nivel tjetër

July 2, 2026
Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës”: Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët
TOP Momenti

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës”: Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?