By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini: Kush kërkon votat e Aleancës për president, duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini: Kush kërkon votat e Aleancës për president, duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa
TOP Momenti

Gjini: Kush kërkon votat e Aleancës për president, duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa

Momenti
Published: July 2, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar dhe të prerë të partisë karshi procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri dhe formimit të pushtetit të ardhshëm.

Gjini sqaroi se kërkesat e prezantuara në konferencën për media janë parime shtetërore, e jo kushte bllokuese për interesa personale apo partiake, duke mohuar zërat se ato bëhen për kalkulime pozitash.

Your browser does not support the video tag.

“Ky nuk është kusht as i Ramush Haradinajt. Ai nuk ka thënë se kusht i joni për me e bë kuorumin është me qenë ai kandidat. Kurrë nuk ka thënë ashtu. Bile, përkundrazi ka thënë që ne nuk duam me qenë pjesë e pushtetit”, deklaroi Gjini.

Gjini shtoi se këto kushte do të mbeten në fuqi pavarësisht emrit të kandidatit për president, pasi qëllimi i vetëm i Aleancës është nxjerrja e vendit nga kriza e thellë politike dhe ekonomike.

Ai theksoi se refuzimi i këtyre pikave do të sillte pasoja të rënda për vendin.

“Na këto kemi me i lyp edhe nëse është Ramush Haradinaj kandidat. Këto kërkesa janë për Kosovën, nuk janë për ne, as për ministra, as për president, por për Kosovën. Unë dhe Aleanca besojmë fuqishëm që jemi keq dhe kanë me kris problemet nëse nuk merremi me to. Kushdo që ka me qenë kandidat për president, duke e përfshirë edhe kryetarin tem, Ramush Haradinaj, Aleanca këto kushte ka me i pas për pushtetin. Shumë thjeshtë”, ka përfunduar Gjini.

Gjashtë kërkesat e Aleancës për institucionet e reja

“Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit. Pavarësia energjetike: nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit. Lehtësime për bizneset e vogla: ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Mbështetje për bujqësinë: lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve. Buxhetimi i infrastrukturës: financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve. Fondi emergjent për kryeqytetin: ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale”, ka thënë Ardian Gjini në RTV 21.

You Might Also Like

Pesë vite shkollim ushtarak në Turqi, pesë oficerë të rinj i bashkohen FSK-së
Profesori i sigurisë ngre alarmin për spiunazhin: Kosova nuk duhet të jetë strehë për agjentët e huaj
AKPPM ndalon shitjen në Kosovë të 48 barnave nga prodhuesi indian, urdhëron karantinimin e stokut
ZNAM: Dënojmë çdo glorifikim të krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës
Marrëveshje 18 miliardë dollarëshe dhe Zuckerbergut s’i dridhet syri: Titanëve të teknologjisë duhet t’u hiqet pushteti

LEXO GJITHASHTU

Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret vijojnë në disa qarqe në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme
Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Shtatë të vdekur dhe 23 të zhdukur pasi një anije u përmbys në brigjet e Qipros Veriore
Lajme
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Islanda voton kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE
Lajme
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Trump njoftoi marrëveshjen e naftës me Venezuelën, Presidentja e përkohshme Rodriguez: Do të jetë në fuqi për 25 vjet
Lajme
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Zjarret në Shqipëri, angazhohen mbi 220 forca, situata më problematike në Dibër
Lajme

You Might Also Like

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension
TOP Momenti

Humb jetën 42 vjeçari në Idrizovë, kapi telin elektrik nën tension

August 30, 2026
VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete
TOP Momenti

VLEN: BDI gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete

August 30, 2026
Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi
TOP Momenti

Rrezikoi pushuesit në Ksamil pasi shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet 500 mijë lekë drejtuesi

August 30, 2026
Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme
TOP Momenti

Këto janë ushqimet që treten lehtë nga organizmi dhe janë të shëndetshme

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?