By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
TOP Momenti

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Momenti
Published: June 29, 2026




Foto: Reuters





Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që po udhëheqin bllokadat e fakulteteve në këtë vend.

Your browser does not support the video tag.


Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Luftëtarëve Serbë në qendër të qytetit.

Your browser does not support the video tag.


Pavarësisht temperaturave të larta, disa protestues përshkuan në këmbë rreth 50 kilometra për të marrë pjesë në tubim.


Ai u zhvillua vetëm një ditë pas mitingut të organizuar nga Partia Pëparimtare Serbe në pushtet, në qendër të Beogradit.


Ai ishte njëri në vazhdën e disa protestave të organizuara nga lëvizja studentore qysh në nëntor të vitit 2024, kur nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit humbën jetën 16 persona.


Fillimisht, studentët kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë, duke argumentuar se shembja ishte pasojë e korrupsionit në projektin e rindërtimit të stacionit.


Pas disa muajsh protesta, ata shtuan edhe kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.


Megjithatë, në protestën e së dielës në Kralevë dominuan mesazhet për Kosovën, pavarësinë e së cilës Beogradi nuk e njeh.


Ajo u zhvillua në Ditën e Vidovdanit – festë fetare dhe shtetërore në Serbi – që përkujton Betejën e Kosovës të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.


Image
Kraleve, 28 qershor 2026. Foto: Reuters


Çfarë u tha për Kosovën?


Duke iu drejtuar protestuesve, Millena Petroviq, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës të Universitetit të Prishtinës, me seli në Mitrovicën e Veriut, tha se qendrat e pushtetit në Beograd dhe në Prishtinë po veprojnë në mënyrë të koordinuar për të mbrojtur interesat e tyre, në dëm të qytetarëve të zakonshëm që jetojnë në Kosovë.


“Një qasje e tillë nuk kontribuon në respektin, mirëkuptimin dhe pranimin e ndërsjellë mes popullsisë serbe dhe shqiptare, që është parakusht për paqe të qëndrueshme në Kosovë”, tha Petroviq.


Në protestë foli edhe Vlladan Vesellinoviq, veteran i luftës nga Brigada e 63-të Parashutiste, i cili tha se “represioni i pushtetit” është shtrirë edhe ndaj veteranëve që kanë mbështetur protestat studentore.


“Na kanë arrestuar, kontrolluar, ndaluar për intervistim, na kanë linçuar në media, na kanë dërguar inspektorate dhe disa prej nesh, madje, kanë humbur vendet e punës”, tha ai.


Brigada e 63-të Parashutiste e Ushtrisë së Serbisë është shoqëruar me polemika për rolin e saj gjatë luftës në Kosovë.


Ato lidhen veçanërisht me praninë e saj në vendin ku është kryer një nga krimet më të mëdha të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë, në komunën e Gjakovës.


Para të pranishmëve foli edhe Llazar Stevanoviq, student i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Beogradit, i cili tha se studentët nuk janë armiq të shtetit.


“Në një vend ku korrupsioni dhe dhuna janë bërë pjesë e përditshmërisë, kërcënimi më i madh bëhen ata që kërkojnë përgjigje”, tha ai.


Në pritje të datës së zgjedhjeve


Ndërsa protestuesit antiqeveritarë vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi më 27 qershor, gjatë një tubimi të Partisë Pëparimtare Serbe, se brenda disa javësh do të japë dorëheqje.


Në përgjigje të kërkesave të studentëve, Vuçiq ka paralajmëruar disa herë deri më tani mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.


Sipas deklaratave të tij më të fundit, ato pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. /REL


source

You Might Also Like

MASH: Në dy paraqitjet në qershor janë regjistruar gjithsej 15 705 nxënës në arsimin e mesëm
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: Të parandalojmë tragjedi të tilla
Pesë ankesa në PZAP ndaj rezultateve zgjedhore, KQZ pret vendimet para certifikimit
Gashi: Samiti i Ankarasë duhet të dërgojë mesazh se NATO-ja është e bashkuar
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit

You Might Also Like

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

June 29, 2026
Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore
TOP Momenti

Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore

June 29, 2026
IKSHPK apelon qytetarët për kujdes gjatë temperaturave të larta
TOP Momenti

IKSHPK apelon qytetarët për kujdes gjatë temperaturave të larta

June 29, 2026
Mickoski: Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje
TOP Momenti

Mickoski: Emrat për ristrukturimin e qeverisë do të dihen nesër në mbrëmje

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?