By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pesë ankesa në PZAP ndaj rezultateve zgjedhore, KQZ pret vendimet para certifikimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pesë ankesa në PZAP ndaj rezultateve zgjedhore, KQZ pret vendimet para certifikimit
TOP Momenti

Pesë ankesa në PZAP ndaj rezultateve zgjedhore, KQZ pret vendimet para certifikimit

Momenti
Published: June 29, 2026

Pesë ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke shtyrë për momentin procesin e certifikimit të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të PZAP-it, ankesa janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lista Serbe (Srpska Lista) dhe Nova Demokratska Stranka (NDS). Dy ankesa janë dorëzuar nga PDK, dy nga NDS dhe një nga Lista Serbe.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka deklaruar për Telegrafin se KQZ nuk komenton çështjet që ndodhen në procedurë ankimore.

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP: Rezultatet e KQZ-së janë të pasakta

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton çështjet që janë në proces ankimor. Si në çdo rast, KQZ do t’i përgjigjet, brenda afatit, kërkesës së PZAP-it, institucionit kompetent për shqyrtimin e ankesave në procesin zgjedhor, duke sqaruar të gjitha çështjet e nevojshme”, ka thënë Elezi.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore.

“Pasi ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ janë parashtruar disa ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Ankesat e paraqitura kanë të bëjnë kryesisht me pretendime për parregullsi me votat dhe mungesë të votave.

Pas vendimmarrjes së PZAP-it, palët do të kenë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme, përpara se KQZ të mund të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i ish-presidentit, ka humbur mirëbesimi
Dyshohet se vrau gruan e tij dhe fshehu trupin e saj, Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për 51-vjeçarin
Aksident trafiku në rrugën Shkup–Veles, lëndohet një 54-vjeçar
Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës në Camp Bondsteel
Instituti GAP: Numri i mësimdhënësve bie edhe për 263 deri më vitin 2027

You Might Also Like

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut
TOP Momenti

Fati i aksit Trebenishtë – Qafë Thanë vendoset në korrik në mbledhjen e UNESCO-s në Korenë e Jugut

June 29, 2026
AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor
TOP Momenti

AKB: Kosovarët shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë vetëm gjatë fundjavave në sezonin maj–tetor

June 29, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët
TOP Momenti

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund në Vlorë, era favorizon flakët

June 29, 2026
Të dielën protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Gucati fton mërgatën t’i bashkohet
TOP Momenti

Të dielën protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Gucati fton mërgatën t’i bashkohet

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?