Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
KQZ njofton subjektet politike dhe kandidatët se mund të paraqesin ankesat ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas rezultateve, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë subjekti më i votuar me 382,869 vota, ose 47.13 për qind.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 157,892 vota apo 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 135,567 vota ose 16.69 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 54,729 vota (6.74%), ndërsa Lista Serbe ka marrë 43,843 vota (5.40%). /Telegrafi/


