By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arifi: Irlanda mund ta mbështesë Kosovën në BE, por vendi ka ngecur në reforma dhe procese integruese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arifi: Irlanda mund ta mbështesë Kosovën në BE, por vendi ka ngecur në reforma dhe procese integruese
TOP Momenti

Arifi: Irlanda mund ta mbështesë Kosovën në BE, por vendi ka ngecur në reforma dhe procese integruese

Momenti
Published: June 27, 2026




Foto: Laura Hasani





Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi ka thënë se marrja e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Irlanda mund të jetë një mundësi për Kosovën, duke pasur parasysh mbështetjen që ky shtet i ka dhënë vendit në proceset integruese, por ka vlerësuar se mungesa e reformave dhe ngecja në dialog po e dëmtojnë rrugën evropiane të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.


Sipas tij, asnjë shtet mik nuk mund ta ndihmojë Kosovën nëse institucionet nuk i kryejnë detyrat e tyre dhe nuk avancojnë reformat e kërkuara në procesin e integrimit evropian.


“Po së pari kemi të bëjmë me një vend që është bukur vend mik, që e ka ndihmuar Kosovën në proceset e ndryshme të anëtarësimit nëpër organizata ndërkombëtare. Edhe njëra nga parimet e paralajmëruara të presidencës irlandeze do të jetë zgjerimi. Domethënë, politikat e zgjerimit të BE-së, që faktikisht kjo është diçka çka Kosova aspiron”, tha ai.


Arifi tha se Kosova ka vite që ka ngecur në proceset reformuese dhe funksionimin institucional.


“Mirëpo askush nuk mundet me ndihmu Kosovën përderisa që dy vjet asnjë reformë nuk e ka bërë. Jo vetëm që dy vjet, po pothuajse që gjashtë vjet ka ngecë në procesin e reformave. Nuk ka institucione. Shumica, prej presidentit e të gjeneral të ushtrisë, janë me ushtrues detyre. Kosovës i mungojnë edhe katër gjeneralë, paramendoni. Sa drejtorë, sa sekretarë që janë ushtrues detyre. Domethënë, në tërësi, Kosova ka ngecë në të gjitha proceset integruese. Dhe në këtë aspekt, e sidomos në procesin e dialogut, e që procesi i dialogut është esencial në procesin e avancimit të Kosovës drejt BE-së. Dhe në këtë aspekt, e kotë është fakti që do të kemi Irlandën aty, përderisa Kosova nuk i ka kry detyrat e veta”, tha ai.


Ai vlerësoi se aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mjafton pa reforma konkrete.


“Nuk mjafton veç me apliku në BE e kurrgjë mos me bë në procesin e reformave. Kosova kurrgjë s’ka bërë në procesin e reformave. Faktikisht, edhe jo që ka përparim po ka ngecje në procesin e reformave. Nuk është politikë evropiane një javë ditë përpara zgjedhjeve me i shpërnda 150 milionë euro me ble votën. Nuk është vlerë evropiane me ble votat. Ne kemi ngecje në procesin e dialogut, ne kemi ngecje domethënë nuk ekziston procesi i dialogut. Pra, që ke apliku, mirë që po e përdorin për promovim politik, mirë që po e përdorin për me fitu vota se ne po e aspirojmë Bashkimin Evropian, po asnjë veprim drejt realizimit të atij aplikimi nuk e ka bërë qeveria Kurti”, tha ai.


Arifi tha se Kosova ka pësuar dëme të mëdha nga masat e Bashkimit Evropian dhe humbja e mundësive për financim.


“Shiko, ne kemi humb me qindra miliona euro për shkak të masave, për shkak të sanksioneve që i kanë vendosur. Dikush mundet me thënë po ja ka vlejtur se e kemi çliruar veriun, po në fakt nuk e kemi çliruar veriun, as nuk ja ka vlejtur. Sepse të gjitha këto që kanë ndodhur, kanë mund me ndodh pa na u vendos masat, po ka qenë dështim total i diplomacisë së Kosovës. Ne jemi duke i humbur tash edhe fondet, se pas shkallëve që janë në planin e rritjes. Ne e kemi hequr, qeveria e Kosovës e ka hequr Kosovën nga çdo iniciativë për asistencë financiare që kishte mund me i ardh nga Bashkimi Evropian, qoftë për institucionet, qoftë për shoqërinë civile. Kosovës i është mohuar shumë të drejta që të shtyjë qeveria me anëtarësu në Këshillin e Evropës, ku Kosova i ka humb miliona e miliona e shumë, shumë projekte që kishin me qenë jetike për avancimin e pozitës ekonomike të popullit të Kosovës dhe zhvillimit të Kosovës në përgjithësi”, tha ai.


Duke folur për krizën politike, Arifi tha se vendi është vonuar në formimin e institucioneve dhe kritikoi gjuhën politike mes partive.


“Pra, tash a është urgjente? Jemi vonë! Nuk është dashur me pas këtë bllokadë. A po sillen ata që i kanë fituar zgjedhjet konform nevojave që kanë qytetarët e Kosovës? Jo, përkundrazi! Unë e shoh një tendencë të tyre që të radikalizojnë edhe më shumë. Në vend që të përpiqen që të krijojnë hapësirë komunikimi, kanale të reja me dy partitë opozitare apo me tri partitë opozitare, zyrtarët e saj i kemi parë duke i fyer, duke i përqesh, duke i kriminalizu figurat e partive opozitare. Pra, çfarë do të ketë? Është vështirë me parashikuar që do të ketë diçka të mirë Kosova nga kjo gjuhë politike e instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.


Nga muaji korrik, presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian do ta marrë Irlanda, ndërsa zyrtarë të këtij shteti kanë deklaruar se do ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE, pasi vendi t’i përmbushë kushtet dhe t’i zbatojë reformat e nevojshme. /EO


source

You Might Also Like

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën e drejtësi për të zhdukurit
Bekim Sejdiu u përfol për president, analistët me vlerësime e dyshime
Sezoni i ajvarit në Maqedoni nis me çmime të larta, qytetarët dhe shitësit me mendime të ndara
Gjendet marihuanë gjatë bastisjes në një shtëpi në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

Spanja ndan 165 milionë euro për rimëkëmbjen e Ceutës pas krizës së migrantëve
Lajme
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lushtaku: Kompetencat e qeverisjes lokale nuk janë pronë e asnjë qeverie, protestojmë më 1 shtator
Lajme
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
Lajme
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
Lajme
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lufta, Zelensky: Po përgatitemi për bisedime me SHBA, është e rëndësishme që Uashingtoni të ndajë të njëjtat pikëpamje me ne
Lajme

You Might Also Like

A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?
TOP Momenti

A rrezikohet Kosova nga virusi i Nilit Perëndimor?

August 30, 2026
​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë
TOP Momenti

​Mot i nxehtë në Kosovë javën e ardhshme, temperatura më e lartë 34 gradë

August 30, 2026
Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave
TOP Momenti

Lefkov: Qendra kombëtare e të dhënave është detyrim nga agjenda e reformave

August 30, 2026
​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta
TOP Momenti

​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?