By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AlbaHealth nis misionin për bashkimin e profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AlbaHealth nis misionin për bashkimin e profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër
TOP Momenti

AlbaHealth nis misionin për bashkimin e profesionistëve shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër

Momenti
Published: June 26, 2026

Me pjesëmarrjen e dhjetëra profesionistëve të sektorit të kujdesit shëndetësor, u prezantua zyrtarisht AlbaHealth, një organizatë e krijuar për të bashkuar profesionistët dhe infermierët shqiptarë që veprojnë në Zvicër, me synimin për të forcuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe kontributin në zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Në fjalën hapëse u rrëfye edhe historia e krijimit të organizatës, një rrugëtim që nisi nga një ide e thjeshtë e lindur në vitin 2022 gjatë një takimi në Bern.

Your browser does not support the video tag.

“Çdo organizatë ka një datë themelimi, por historia e saj fillon me një ide. Rrugëtimi i AlbaHealth nisi në vitin 2022 gjatë një takimi në Bern, ku tre profesionistë shqiptarë të kujdesit shëndetësor ngritën një pyetje të thjeshtë: Pse ta bartim këtë barrë të vetëm?”, u tha në fillim të ceremonisë.

Sipas organizatorëve, kjo ide u shndërrua në një vizion të përbashkët për krijimin e një platforme që do të lidhte profesionistët shqiptarë të kujdesit shëndetësor në Zvicër.

Gjatë prezantimit u shpjegua se në shtator të vitit 2025 u hodhën themelet organizative të iniciativës, ndërsa në janar 2026 u hartua statuti, u përcaktua misioni, u ndërtua struktura organizative dhe u përzgjodh emri AlbaHealth. Më pas u zhvillua identiteti vizual i organizatës, ndërsa në prill të këtij viti ajo u regjistrua zyrtarisht.

Presidenti, Ekrem Hasani, theksoi se misioni i AlbaHealth nuk është të largojë profesionistë nga Kosova, por të krijojë mundësi integrimi dhe zhvillimi profesional në Zvicër, duke ndërtuar ura bashkëpunimi me vendlindjen.

Presidenti i AlbaHealth: Ekrem Hasani

“Ideja jonë nuk është që ne të marrim profesionistë nga Kosova, por qëllimi ynë është që t’ua mundësojmë një vend pune apo një integrim në Zvicër. Me përvojën dhe fuqinë që kemi krijuar këtu, synojmë të ndërtojmë diçka që i duhet Kosovës dhe ta ndajmë modelin që kemi ndërtuar në Zvicër”, deklaroi ai.

Hasani prezantoi edhe statistika që, sipas tij, dëshmojnë rolin e rëndësishëm të profesionistëve shqiptarë në sektorin e kujdesit shëndetësor në Zvicër.

“Vetëm gjashtë kompani të kujdesit shëndetësor në shtëpi (Spitex) kanë ofruar shërbime për: 1,247 pacientë shqiptarë, 640,517 orë kujdesi gjatë një viti, 1,106 punonjës të angazhuar”, bëri të ditur ai.

Hasani shtoi se këto shifra i referohen vetëm pacientëve shqiptarë dhe vetëm gjashtë kompanive, duke vlerësuar se kontributi real i komunitetit shqiptar është dukshëm më i madh.

“Në vetëm gjashtë kompani realizohen rreth 1,750 orë shërbimi çdo ditë, vetëm për pacientët shqiptarë. Kjo tregon se sa i madh është potenciali ynë dhe pse duhet të bashkëpunojmë më shumë mes vete”, u shpreh Hasani.

Sipas tij, shqiptarët dominojnë në këtë sektor në kantonet gjermanishtfolëse të Zvicrës, ndërsa krijimi i AlbaHealth synon të rrisë cilësinë e shërbimeve, bashkëpunimin profesional dhe shfrytëzimin më efikas të resurseve që disponon komuniteti shqiptar.

Organizatorët theksuan se AlbaHealth synon të shërbejë si një platformë profesionale për rrjetëzim, edukim, zhvillim profesional dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve shqiptarë të kujdesit shëndetësor, duke kontribuar njëkohësisht edhe në projekte që mund të sjellin përvoja dhe modele të suksesshme në Kosovë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ermal Dredha, ambasadori i Shqipërisë, Rexhep Demiri, ambasador i Maqedonisë së Veriut, Shukrije Ramadani – bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, njëherit edhe zëvendës ambasadore e Kosovës në Zvicër, Arsim Berisha, zëvendësministër në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Vigan Berisha, konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Zvicër dhe Gazmen Haliti, kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”

LEXO GJITHASHTU

Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
Lajme
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Lajme
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme

You Might Also Like

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë
TOP Momenti

Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

August 28, 2026
Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

August 28, 2026
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti

Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

August 28, 2026
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti

Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?