By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën
TOP Momenti

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Momenti
Published: June 25, 2026

Zvicra ka siguruar vendin e parë në Grupin B të Kupës së Botës, pasi ka mposhtur Kanadanë me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver.

Megjithatë, humbja nuk e ka ndalur Kanadanë të shkruajë histori, pasi për herë të parë është kualifikuar në fazën eliminatore të një Kampionati Botëror.

Pjesa e parë ka qenë e baraspeshuar dhe me pak raste të pastra shënimi. Të dy portierët, Gregor Kobel dhe Maxime Crepeau, kanë bërë disa pritje të rëndësishme për të mbajtur rrjetat e paprekura.

Your browser does not support the video tag.

Ndeshja ka marrë tjetër ritëm menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Vetëm dyzet sekonda pas rifillimit, Johan Manzambi ka asistuar për Ruben Vargas, i cili ka realizuar për epërsinë 1:0 të zviceranëve.

Në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, Zvicra e ka dyfishuar rezultatin. Breel Embolo ka përfituar nga një gabim në mbrojtjen kanadeze dhe ka shërbyer për Manzambi, i cili ka shënuar për 2:0.

Kanada nuk është dorëzuar dhe është hedhur në sulm në kërkim të rikthimit. Trajneri Jesse Marsch ka bërë disa ndryshime, ndërsa njëri prej tyre ka dhënë rezultat të menjëhershëm.

Promise David, i futur në lojë nga banka rezervë, e ka ngushtuar epërsinë në 2:1 pas një asistimi nga Nathan Saliba.

Në minutat e fundit, vendasit kanë ushtruar presion të madh mbi portën zvicerane, por nuk kanë arritur ta gjejnë golin e barazimit.

Me këtë fitore, Zvicra e mbyll Grupin B në vendin e parë dhe siguron kalimin në fazën e 1/32 së finales. Nga ana tjetër, Kanadaja e mbyll grupin në pozitën e dytë, para Bosnjë e Hercegovinës falë golaverazhit më të mirë, dhe siguron për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën eliminatore të Kupës së Botës.

source

You Might Also Like

Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria
​PDK letër të re Deharit, kërkojnë ta thërras seancën të premten në orën 11:00
Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”

LEXO GJITHASHTU

Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Ish-Kryetari Erden Atiq publikon fotografi të Mlladiqit dhe me gjuhë fyese i drejtohet Adriana Hoxhiqit
Lajme
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Shala: LVV dhe LDK do të arrijnë marrëveshje për presidentin
Lajme
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Donjeta Sadiku e artë në Taranto, mposht rusen që përfaqësonte Serbinë
Lajme
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Komandanti i MSU-së së KFOR-it viziton personelin në Mitrovicë
Lajme
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Lajme

You Might Also Like

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
TOP Momenti

A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?

August 27, 2026
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës
TOP Momenti

Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës

August 27, 2026
Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK

August 27, 2026
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti

Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?