By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe
TOP Momenti

Boçvarski: Premtimet e Toshkovskit për siguri dhe polici profesionale mbetën vetëm fjalë boshe

Momenti
Published: June 24, 2026

Deputeti i LSDM-së, Blagoj Boçvarski, në debatin e sotëm parlamentar për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se pas dy viteve mandat, premtimet për polici profesionale, reforma dhe siguri më të madhe kanë mbetur vetëm fjalë boshe.

“Ministri Toshkovski në fillim të mandatit premtoi polici profesionale dhe efikase, reforma, rritje të sigurisë dhe besimit të qytetarëve. Më tej kritere profesionale për avancim të bazuara në arsim, përvojë, aftësi dhe jo në kritere politike“, theksoi Boçvarski.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se në vend të reformave të paralajmëruara, janë miratuar zgjidhje ligjore që hapin hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë.

“U përpoqët përmes parimeve që nuk i takojnë një vendi që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, të cenoni parimin e sistemit të karrierës, ligj që seriozisht krijon hapësirë për ndikime politike dhe partizim të policisë si në periudhën deri në vitin 2017“, tha Boçvarski.

Ai kujtoi se edhe ekspertët, sindikatat dhe opinioni profesional kanë paralajmëruar për rreziqe nga politizimi, transparencë e ulët dhe cenim të sistemit të meritës në MPB.

Boçvarski vlerësoi se qytetarët kanë qenë dëshmitarë të cenimit serioz të gjendjes së sigurisë në vend. „Në vitet e fundit publiku ishte dëshmitar i një serie vrasjesh, tentativash për vrasje, përleshjesh të armatosura dhe krimesh të tjera të rënda që krijuan ndjenjë pasigurie tek qytetarët“, tha ai.

Ai shtoi se shqetësim shtesë paraqesin dyshimet për zbulim të sekreteve zyrtare, aferat e lidhura me persona nga rrethet më të larta shtetërore, si dhe rastet që hapin pyetje për efikasitetin e kontrollit të brendshëm në MPB.

You Might Also Like

Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore
Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave
Bislim Zyrapi luftoi në Bosnje kundër forcave të komanduara nga Mladiq: Ai ishte vërtet monstruoz
Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së
Tre zjarre aktive në Tetovë

LEXO GJITHASHTU

PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00
PDK me letër të re për Deharin, i kërkojnë ta thërras seancën nesër në ora 11:00
Lajme
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
Lajme
Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”
Zulfaj: Propaganda serbe për serbët e Kosovës ndjek “manualin rus”
TOP Momenti
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten
TOP Momenti
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Kryeministri britanik ia kthen letrën Kurtit: Shpresoj të formohet shpejt Qeveria që ta thellojmë bashkëpunimin
Lajme

You Might Also Like

Kurti viziton IML-në, Mund të ketë edhe varreza të tjera masive në veri të Kosovës
TOP Momenti

Kurti viziton IML-në, Mund të ketë edhe varreza të tjera masive në veri të Kosovës

August 27, 2026
Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
TOP Momenti

Prishtinë, Knin, Sarajevë, Srebrenicë: Rruga e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

August 27, 2026
SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut
TOP Momenti

SHBA përditëson këshillën për udhëtime në Kosovë, veriu në nivelin e tretë të rrezikut

August 27, 2026
Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle
TOP Momenti

Qeveria uli çmimet e mjeteve shkollore, ISHT del në terren për kontrolle

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?