By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Kushtetuese del me reagim: Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet as pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Kushtetuese del me reagim: Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet as pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese del me reagim: Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet as pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve

Momenti
Published: June 23, 2026

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka dalë me reagim, pas vendimit për të shfuqizuar vendimin e vitit 2007 të Komunës së Tetovës për riemërtimin e rrugëve dhe shesheve.

Nga Gjykata thonë se vendimi është shfuqizuar pasi Komuna e Tetovës nuk dorëzoi dokumentacionet dhe pëlqimin e Qeverisë për riemërtimin e rrugëve.

Your browser does not support the video tag.

“Më 17.06.2026, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Vendimin për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës, Nr. 07-766/4 i datës 24.04.2007. Gjatë procedurës, për shkak të mosparaqitjes së plotë të dokumentacionit, Gjykata në katër raste kërkoi nga Komuna e Tetovës të paraqiste të gjithë dokumentacionin që i parapriu miratimit të vendimit të kontestuar. Megjithatë, Komuna nuk paraqiti as pëlqimin dhe as kërkesën për pëlqim që iu dërgua Qeverisë, por Listën e emrave të rrugëve dhe shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në Komunën e Tetovës të miratuar më 30.11.2006”.

“Për më tepër, Gjykata Kushtetuese në tre raste kërkoi nga Qeveria të paraqiste pëlqimin e kërkuar, por ai nuk u paraqit. Si rrjedhojë, nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur, u përcaktua se Komuna e Tetovës nuk ka paraqitur kërkesë në Qeveri për lëshimin e pëlqimit të nevojshëm, as një akt me të cilin Qeveria ka dhënë pëlqimin për Listë, në përputhje me nenin 5 paragrafi 2 të Ligjit për Përcaktimin e Emrave të Rrugëve, Shesheve, Urave dhe Objekteve të Tjera Infrastrukturore, prandaj Gjykata përcaktoi se ky kërkesë ligjore nuk është përmbushur”.

“Sipas nenit 5 paragrafi 2 të Ligjit për Përcaktimin e Emrave të Rrugëve, Shesheve, Urave dhe Objekteve të Tjera Infrastrukturore, një vendim për ndryshimin e emrave kërkon pëlqimin paraprak nga Qeveria. Duke miratuar Vendimin pa pëlqimin e nevojshëm nga Qeveria, Komuna e Tetovës shkeli parimin e sundimit të ligjit, të përcaktuar në nenin 8 paragrafi 1 rreshti 3 dhe nenin 51 të Kushtetutës, si dhe nenin 5 paragrafi 2 të Ligjit për Përcaktimin e Emrave të Rrugëve, Shesheve, Urave dhe Objekteve të Tjera Infrastrukturore”, thonë nga Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Qeveria aktuale ka rritur pagat më shumë se në kohën e LSDM-së dhe BDI-së
Ambasadori francez Olivier Guérot përfundon misionin në Kosovë
Shqipëria i reagon Spajiqit: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e Malit të Zi
Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve
Pritje deri në 45 minuta në vendkalimet kufitare me Greqinë dhe Serbinë

LEXO GJITHASHTU

Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Subvencionimi i librave – MASH u kërkon prindërve të deklarojnë se paratë janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore
Lajme
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Barcola pranë Liverpoolit, francezi udhëton drejt Anglisë për testet mjekësore pas marrëveshjes rekord për Reds
Lajme
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Shkolla “Emin Duraku” në Prizren reagon me dhimbje pas vrasjes së nxënësit të saj 14 vjeçar: Ëndrrat i mbetën në gjysmë
Lajme
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Komandanti i MSU adresim nga Ura e Ibrit: Pozicionimi ynë mud të ndryshojë por jo edhe zotimi e gatishmëria
Lajme
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
Glauk Konjufca lirohet nga akuza  për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
TOP Momenti

You Might Also Like

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
TOP Momenti

​Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë

August 28, 2026
​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave
TOP Momenti

​“Gratë vriten, shteti hesht”, protestuesit dalin me kërkesa urgjente për mbrojtjen e grave

August 28, 2026
Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind
TOP Momenti

Mickoski: Në fakultetet e shkencave inxhinierike interesi për regjistrim është rritur për 30 për qind

August 28, 2026
“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez
TOP Momenti

“Jemi përballë një skandali rajonal”, Majko ngre alarmin për akuzat e Kryeministrit malazez

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?