By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
TOP Momenti

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Momenti
Published: June 22, 2026

Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kërkesa. Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen publikisht, duke refuzuar të përfaqësohen nga politika tradicionale.

Your browser does not support the video tag.

Tri javë rezistencë

Rezistenca e protestës nuk mund të shpjegohet vetëm me ngjarjet e javëve të fundit. Për akademikun Artan Fuga, ajo është produkt i një pakënaqësie që është ndërtuar prej vitesh jashtë institucioneve dhe politikës tradicionale.

“Protesta lexohet si një shpërthim i papritur zemërimi vetëm për ata që kanë zgjedhur të injorojnë atë që prej vitesh artikulohej në rrjetet sociale” – thotë ai për Deutsche Welle, duke shtuar se “në 5 – 6 vitet e fundit, pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ka qenë e jashtëzakonshme”.

Sipas Fugës, kritika është forcuar vazhdimisht ndaj politikave qeveritare, kryeministrit dhe opozitës. Në thelb, argumenton ai, është konsoliduar bindja se “pozita dhe opozita janë e njëjta gjë, pjesë e një establishmenti të përbashkët” që vazhdon të dominojë jetën politike shqiptare prej dekadash.

Boll me klasën e vjetër politike

Sipas politologut Blendi Kajsiu në shesh po bashkëjetojnë kauza dhe ide që shpesh gjenden në anë të kundërta të spektrit politik. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit nuk është më ideologjia, por refuzimi i modelit politik.

“Jemi dëshmitarë të një krize të thellë të modelit demokratik shqiptar” – argumenton Kajsiu për Deutsche Welle. Protestuesit nuk po kundërshtojnë vetëm qeverinë, por një sistem që ka privatizuar pushtetin dhe përfaqësimin politik. “Askush nuk është dakord me modelin e demokracisë private që ka ndërtuar Rama dhe Berisha” – thotë ai, dhe shton se narrativa kryesore e protestës është “boll me klasën e vjetër politike”.

Akademiku Artan Fuga thotë se në shoqerine shqiptare ka ndodhur ajo qe sociologjia perendimore e ka shpjeguar prej dekadash, se “nese rrotacioni politik nuk freskon elitat politike, në një dite të caktuar ato elita ndodhen përpara revoltës dhe presionit te rrugës”. Sipas tij, një pjesë e opinionit publik arriti në përfundimin se ndryshimi politik ishte bërë pothuajse i pamundur, me mazhorancën që mbështetet në një sistem që favorizon partinë në pushtet dhe opozitën e përfshirë në kriza të brendshme, pa një alternativë bindëse.

Zverneci, simbol i modelit politik

Pamjet kur në rërën e Zvërnecit, para kamerave të telefonave dhe në prani të policisë së shtetit, tërhiqej zvarrë nga punonjës të sigurisë private një protestues, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Revolta shpërtheu.

Për akademikun Artan Fuga, ajo skenë shpjegon pse një protestë për mbrojtjen e natyrës u shndërrua në diçka shumë më të madhe.

“Ishte një element shokues, rrënqethës për opinionin publik shqiptar” – thotë ai. “Ngjarja nxori në pah raportin e qytetarit me shtetin, të individit me të drejtat e tij dhe përplasjen mes interesit privat dhe të drejtës publike”. Këto, sipas tij janë çështje themelore në shoqërinë shqiptare, për të cilat prej kohësh janë shfaqur pakënaqësi të mëdha.,

Politologu Blendi Kajsiu thotë se hapësira publike nuk përfshin vetëm territorin, por edhe institucionet, shtetin dhe partitë politike.

Në këtë kontekst, gardhi i ngritur në Zvërnec “është një manifestim fizik i rrethimit të institucionit të kryeministrisë, të parlamentit dhe të partive politike nga ‘pronarët’ e tyre” – shprehet Kajsiu. Ai e sheh protestën si një reagim qytetar për të zgjeruar hapësirën publike kundër ngushtimit të saj nga interesa të ngushta private.

Gen Z nuk pret “shpëtimtarë”

Fakti që protesta nuk ka një drejtues nuk është rastësi për politologun Kajsiu. Ai e lexon si pasojë të mosbesimit ndaj lidershipit politik dhe të frikës se çdo figurë e re mund të riprodhojë të njëjtat modele që protestuesit po kundërshtojnë. “Lëvizja është shumë pluraliste nga pikëpamja ideologjike, sociale dhe politike, për pasojë është e vështirë të prodhojë një lidership përfaqësues për të gjitha fraksionet që e përbëjnë atë” – shton ai.

Për akademikun Artan Fuga kjo protestë zhvillohet në një Shqipëri shumë ndryshe nga ajo e viteve të tranzicionit. Sipas tij, emigracioni ka sjellë një transformim të thellë kulturor dhe qytetar, veçanërisht tek brezat e rinj.

“Edhe pse nuk është më simboli ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, përmbajtja është ajo” – argumenton Fuga. Përmes familjarëve, emigracionit dhe kontakteve të përditshme me Perëndimin, qytetarët kanë krijuar pritshmëri të reja për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, drejtësia dhe raporti i individit me pushtetin.

E ardhmja e protestës?

Për politologun Blendi Kajsiu, sfida e vërtetë e protestës nis aty ku mbaron revolta. “Protesta qytetare duhet të fillojë ndërtimin e strukturave demokratike dhe pjesëmarrëse që do të kanalizojnë dhe institucionalizojnë kërkesat e saj politike dhe demokratike” – shprehet Kajsiu.

Për Fugën, beteja e momentit është një “lojë nervash” mes protestës që kërkon të zgjerohet dhe të ruajë vrullin e saj, dhe pushtetit që nuk jep shenja se do të tërhiqet. Sipas tij, ka një hendek të madh mes qytetarëve dhe klasës politike.

“Elektorati shqiptar urban dhe sidomos të rinjtë, janë më lart në kulturë politike dhe ndërgjegje qytetare sesa klasa aktuale politike” – thotë Fuga, duke shtuar se sistemi politik shqiptar ka hyrë në një krizë të thellë që do të vijojë edhe përtej protestës./Deutsche Welle


You Might Also Like

A po afrohet marrëveshja për presidentin? Kurti flet për takimin me Abdixhikun
QMK: Deri në orën 13:00, shtatë vatra zjarri, tre janë nën kontroll
Nga Kosova në Zvicër – Vigan Disha flet për transformimin dhe ambicien globale të SPEEEX
BDI: Jo vetëm një, por pesë tenderë për kushëririn e drejtorit të VLEN-it në “Bardovci”
Petrova: Në Shkup nuk ka vullnet politik për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

LEXO GJITHASHTU

Mbi 500 të vdekur në Nepal
Mbi 500 të vdekur në Nepal
Lajme
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Ambasada ruse nderon kriminelin Ratko Mladiq – e vajton si “gjeneral”
Lajme
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Përparim Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit
Lajme
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Albin Kurti: Do t’iu njoftojmë për takimin e radhës me Abdixhikun, shpresojmë për marrëveshje
Lajme
Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
Deklarata e Spajiq për dy vendet që duan destabilizimin e Malit të Zi, Hoxha del me sqarim pasi u aludua për Shqipërinë
Lajme

You Might Also Like

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin
TOP Momenti

Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

August 28, 2026
Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë
TOP Momenti

Arrestohet një person në Junik, Policia sekuestron pushkë gjysmëautomatike dhe 40 fishekë

August 28, 2026
Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa
TOP Momenti

Kuvendi i KMSHK-së mori vendime për 27 ankesa

August 28, 2026
I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit
TOP Momenti

I akuzuar në Norvegji, kapet në Durrës – pamje nga arrestimi i norvegjezit nga Policia e Shtetit

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?