By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Testi i Maturës mbahet nën hijen e kopjimit, LDK kërkon anulimin e procesit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Testi i Maturës mbahet nën hijen e kopjimit, LDK kërkon anulimin e procesit
TOP Momenti

Testi i Maturës mbahet nën hijen e kopjimit, LDK kërkon anulimin e procesit

Momenti
Published: June 21, 2026

E shtuna e 20 qershorit nuk i gjeti në pushim.

Kësisoj, këta maturantë e mijëra të tjerë në mbarë Kosovën, në këtë ditë fundjave, iu nënshtruan Testit të Maturës  Shtetërore.

E maturantë me hallin e njëjtë,  u panë sot edhe në hapësirat e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

Edhe këtë vit, si zakonisht, me sistemimin e nxënësve në klasa, u dorëzuan edhe telefonat e tyre tek administruesit.

Veçqë ndodhi një gjë e tillë,  kopjimi nuk u ndal.

Ora shënonte 10:06, vetëm gjashtë minuta pasi që filloi testimi, pyetjet e testit qarkullonin në rrjete sociale, ku ishin të përfshirë edhe maturantët

Por një gjë të tillë,  disa nga maturantët e mohuan.

“Mirë ka shku nuk ka qenë vështirë, ka pas më shumë pyetje logjike, pra nuk ishte shumë vështirë. Telefonat është dashur me i lanë me një kuti jashtë klasës edhe për kopjim nuk kemi pas mundësi”, tregoi maturanti, Yll Pllana.

E mundësi për të kopjuar  nuk pati as nxënësi Altin Ramadani.

“Mundësi nuk ka pas ashtu për me kopjuar, por edhe nuk ka qenë nevoja se pyetjet nuk kanë qenë shumë të vështira që me pas nevojë me kopju”, tha maturanti tjetër, Altin Ramadani.

Se ky test ishte i lehtë e thotë edhe kjo maturante.

“Jo nuk ka qenë i vështirë, më shumë ishin pyetje logjike veç me i kushtu rëndësi me lexu, nuk janë kanë aq të vështira”, tha Urta Dervidhaj.

Vështirësi apo probleme  nuk u hasën as nga ana e administruesve në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

“Procesi  ka filluar në orën 10:00 në mënyrë të rregullt i kemi vendosur nëpër klasë edhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk kemi pas problem as rreth telefonave as ndonjë vërejtje kështu në klasë asnjë nuk e kemi pas”, tha drejtori i shkollës “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

Ndonëse në qendrat e testimit procesi u vlerësua i rregullt dhe pa probleme, publikimi i pyetjeve të testit ngjalli reagime.

Pikërisht për këtë reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kërkoi anulimin e testit.

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje. Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin. Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite”, tha Bajrami”.

Kujtojmë se procesi i testimit për 19 mijë e 514 nxënës u organizua në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën dhe u monitorua nga 1360  administrues.

source

You Might Also Like

Një në dhjetë fëmijë në Maqedoni, të moshës 12 deri në 17 vjeç, janë ekspozuar ndaj abuzimit seksual në botën digjitale
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra të përveçëm për Presidentin – takimet vazhdojnë
Deputetët tentojnë të hyjnë në Qeveri, Musliu i reagon Policisë: Ligji është mbi politikën
QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar
32 persona të lënduar në aksidente trafiku në 24 orët e fundit

LEXO GJITHASHTU

“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
“Nuk kemi gjak për të shkelur”: PDK dhe Aleanca i bëjnë thirrje Kurtit të zhbllokojë institucionet
Lajme
Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan
Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan
Lajme
Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë
Shqipëria arreston edhe një biznesmen tjetër në rastin e mashtrimeve me tenderë
Lajme
KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
KGJK nis mbledhjen, pritet shqyrtimi i kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
Lajme
Sfidat me mbeturina, Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës
Sfidat me mbeturina, Rama takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës
Lajme

You Might Also Like

Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku
TOP Momenti

Mbi dy orë bisedime, përfundon takimi Kurti -Abdixhiku

August 27, 2026
PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës
TOP Momenti

PDK vazhdon me aksionin simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga qyteti i Shtimes dhe Fushë Kosovës

August 27, 2026
Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, çfarë dihet deri tani?
TOP Momenti

Rasti i rëndë në Prizren, paralajmërohet protestë për të premten – 80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, çfarë dihet deri tani?

August 27, 2026
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
TOP Momenti

Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?