By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve
TOP Momenti

36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve

Momenti
Published: June 21, 2026

Disa qytetarë iu drejtuan qendrave të  vaksinimit për t’i imunizuar të vegjlit kundër sëmundjeve ngjitëse.

E pas shtimit të rasteve me fruth në Kosovë, duket se është rritur edhe vetëdijesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre në kohë.

Vetëm gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 36 raste të fruthit.

Your browser does not support the video tag.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 15 qershor 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 36 raste të konfirmuara me fruth. Nga numri i përgjithshëm i rasteve sipas komunave janë raportuar: Ferizaj (10), Prishtinë (8 ), Kaçanik (6), Fushë Kosovë (3), Lipjan (2), Obiliq (2), Vushtrri (2) si dhe nga një rast në Gjilan, Shtime dhe Deçan. IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet nga IKShPK.

Ndërkaq edhe doktori i qendrës së mjekësisë familjare në Fushë-Kosovë ka treguar që interesimi për vaksinim ditëve të fundit ka shënuar rritje.

Your browser does not support the video tag.

“Kohëve të fundit  është vërejt një fluks më i madh i prindërve të cilët i bijnë fëmijet për vaksina të rregullta, në këto kanë ndiku rekomandimet e IKSHPK dhe falë këtyre rekomandimeve ku pas rasteve të fruthit kemi pasë fluks me të madh të fëmijëve për vaksinim”, deklaroi doktori në QKMF të Fushë-Kosovës, Mustaf Gashi.

Por cilat janë simptomat e fruthit?

“Simptomat të cilat e karakteritzojn fruthin janë së pari katari respirator, kemi të bëjmë me një virus tipik respirator pastaj fillon të paraqitet temperatura e cila shkon deri në 40 dhe pastaj fillon të paraqitet ekzantema e cila fillon nga veshët dhe zbret posht dhe përfshinë gjithë trupin”, tha infektologu, Shemsedin Dreshaj.

Sipas infektologut Shemsedin Dreshaj, pretendimet për një lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe autizmit kanë bërë që shumë prindër të hezitojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Realisht kjo po ndodh për shkak se një kohë të gjatë ka qarkullu në mesin e popullatës së gjerë besa edhe në mesin e profesionistëve pjesërisht të edukuar që vaksina e fruthit është përgjegjëse për paraqitjen e autizmit e që në esencë kjo nuk ka lidhje fare me të”, tha ai.

Dreshaj iu bën apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët pasi sipas tij,  kjo vaksinë është shumë e sigurt dhe të mbron edhe nga format më të rënda të fruthit.

source

You Might Also Like

Kërcënohet me mesazh në gjuhën angleze një polic nga Lipjani
Mexhiti: Për dy vite kemi realizuar edhe projekte që nuk i kemi premtuar në fushatë zgjedhore
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim
Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë
Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara

You Might Also Like

Gazi amerikan dhe Kosova: Nga historia e gazifikimit drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike
TOP Momenti

Gazi amerikan dhe Kosova: Nga historia e gazifikimit drejt një të ardhmeje më të pastër energjetike

June 30, 2026
​OBSH: Mbi 1,300 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë brenda një jave
TOP Momenti

​OBSH: Mbi 1,300 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë brenda një jave

June 30, 2026
Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit
TOP Momenti

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

June 30, 2026
Ajvazi: “Na lodhën me fjalë boshe” – prodhuesit kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes
TOP Momenti

Ajvazi: “Na lodhën me fjalë boshe” – prodhuesit kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?