By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rezistenca vazhdon te Kryeministria: Nuk ikim nga sheshi pa dhënë Rama dorëheqjen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rezistenca vazhdon te Kryeministria: Nuk ikim nga sheshi pa dhënë Rama dorëheqjen
TOP Momenti

Rezistenca vazhdon te Kryeministria: Nuk ikim nga sheshi pa dhënë Rama dorëheqjen

Momenti
Published: June 20, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish, më 20 qershor, para godinës së Kryeministrisë në protestën mbarëkombëtare të paralajmëruar si një nga tubimet me pjesëmarrjen më të madhe.

Pjesëmarrësit janë nisur fillimisht nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.

Your browser does not support the video tag.

Atmosfera në shesh është shoqëruar me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur për t’iu bashkuar protestës.

Ata kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë, duke e cilësuar protestën si një tubim qytetar me shtrirje mbarëkombëtare.

Në protestën qytetare marrin pjesë dhe përfaqësues nga Diaspora, të cilët kanë përshkuar kilometra të tërë për t’iu bashkuar tubimit.

Protesta me flamuj kombëtarë

Tv Klan raporton se pjesëmarrja është masive.

Pjesëmarrja është relativisht shumë masive, krahasuar me ditët e tjera në këtë orar, ndërsa nuk kanë munguar dy flamuj të mëdhenj, të cilët kanë shoqëruar turmën. Vazhdon grumbullimi i qytetarëve, ashtu siç është paralajmëruar, për sa i përket grumbullimit në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Ndërkohë, një pankartë “I Love Çamëria” është vendosur në mes të turmës. Nga ana tjetër, nuk mungojnë flamuri kombëtar, flamuri i Kosovës, flamuri i SHBA-ve dhe flamuri i BE-së. Të paktën 80% e tyre janë të veshur me flamurin kuqezi, pasi është një protestë, e cila i është kushtuar shqiptarëve që janë jashtë vendit.

“Të urojmë që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më lehtë”, u shpreh një prej protestusve, e cila i përcolli këtë mesazh kryeministrit të vendit.

Rama refuzon dorëheqjen

Më herët, gjatë kësaj të shtune, Kryeministri Edi Rama, pohoi në mbledhjen me Grupin Parlamentar se nuk do të japë dorëheqjen dhe se vendin nuk do ta lë në dorë “të zhurmuesve”.

“Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Se gjithmonë e më shumë njerëzit fillojnë, shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush këtë. Natyrisht, tërheqja pak nga pak e syve të atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme dhe është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. Ujërijnë të mblidhet këtu kombi.

Njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të pagave, të mirëpaguarit, e kuptojnë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. S’i kam dhënë përgjigje kujt, se më është dukur sikur një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët; ajo duhet të dëgjojë. Duhet ta dëgjojë një grup parlamentar, flas për një grup qeverisës, duhet ta dëgjojë gjithçka që thuhet në atë sheshin e xhirimeve“, u shpreh Rama.

Afati për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit i kanë lënë një afat kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar këtij të fundit të largohet nga detyra brenda të dielës së 21 qershorit.

Indinjata ndaj klasës politike

Protestuesit u shprehën se tubimi qytetar duhet të përçojë mesazhin e qartë se janë kundër politikave të klasës aktuale, në pushtet apo në opozitë qofshin ato.

“Populli shqiptar nuk është më dele, këtë ta keni të qartë. Jepni dorëheqjen. Rroftë populli shqiptar. Jeni shpresa e fundit që ne kemi”, theksuan protestuesit.

Të tjerë thanë se do vijojnë të qëndrojnë të bashkuar për të rrëzuar sistemin politik, i cili sipas tyre, ka keqqeverisur vendin përgjatë këtyre tre dakadave të fundit.

“Të bashkuar për ta shkatërruar këtë sistem”, u shprehën të tjerë.

Protesta në foto

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është mbushur me qytetarë që kanë dalë në protestë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Pamjet nga protesta tregojnë një numër të madh pjesëmarrësish të grumbulluar në hapësirën përballë institucioneve kryesore, me qytetarë që mbajnë flamuj dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë./Tv Klan

You Might Also Like

Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!
Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj
​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

LEXO GJITHASHTU

I nxehti ekstrem “pushton” Japoninë, temperaturat kalojnë 40°C – 79 persona humbin jetën
I nxehti ekstrem “pushton” Japoninë, temperaturat kalojnë 40°C – 79 persona humbin jetën
Lajme
Tragjike në Prizren, 80 vjeçarja vritet nga burri, Policia: Ka pasur lëndime të ndryshme, bashkëshorti e raportoi si aksidentale
Tragjike në Prizren, 80 vjeçarja vritet nga burri, Policia: Ka pasur lëndime të ndryshme, bashkëshorti e raportoi si aksidentale
Lajme
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Lajme
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Lajme
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
TOP Momenti

You Might Also Like

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
TOP Momenti

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

August 26, 2026
Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

August 26, 2026
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
TOP Momenti

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

August 26, 2026
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
TOP Momenti

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?