By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

Momenti
Published: August 26, 2026









Nën prezencën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përfaqësues të BE-së, BERZH-it, si dhe krerëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, i dhjetë kilometrit të fundit, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë për katër vjet.

Your browser does not support the video tag.


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se kjo rrugë do ta afrojë më shumë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, si dhe qytetarët e tyre në mes vete. Kurti gjithashtu theksoi se rëndësia e kësaj rruge është përtej asaj infrastrukturore.


“Autostrada Shkup – Bllacë, mes pesë tunele, tetë ura e tetë galeri do ta përforcojë lidhjen infrastrukturore në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rëndësia e kësaj është përtej infrastrukturës, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi për qytetarët dhe dy vendet tona. Çdo kilometër i ri rruge është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Njëkohësisht do t’u jep mundësi bizneseve tanë për të lëvizur mallrat dhe për të krijuar partneritete të reja. Kjo rrugë është pjesë e rrjetit evropian ‘Ten T’ që afron Shkupin me Prishtinën”, tha mes të tjerash Kurti.



Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, këtë moment e cilësoi si historik, duke theksuar se pas 20 viteve ka nisur ndërtimi i rrugës Shkup – Bllacë.


“Mesazhi im i parë që dua të dërgoj sot është se pas pak më shumë se 20 vitesh, ky projekt po bëhet realitet. Një realitet i Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM, një premtim që u dha në fillim të kësaj Qeverie, ishte pjesë e prioriteteve kryesore të punës së kësaj Qeverie dhe pres shumë shpejt që nga sot të shohim përparim të konsiderueshëm në punimet në terren dhe në kohë rekord, sigurisht, që ky projekt të realizohet. Gjithashtu, në kuadër të këtij mesazhi të parë, dua të shpreh kënaqësinë time që një kompani maqedonase do të kryejë punimet ndërtimore në këtë projekt. Kjo do të thotë se do të kemi vlerë të shtuar shtesë në ekonominë maqedonase, më shumë vende pune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut — diçka që është një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie”, tha Mickoski.


Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Maqedoninë e Veriut Koce Trajanovski, tha se për shkak të terrenit të vështirë në vetëm 10.5 kilometra rrugë do të ketë pesë tunele dhe tetë ura.


“Sot, nuk po vendosim vetëm gurthemelin e një autostrade, por po vendosim themelet për një Maqedoni më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lidhur me fqinjët e saj, rajonin dhe Evropën. Me fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë, nga kryqëzimi Stenkovec deri në pikën kufitare të Bllacës, me një gjatësi prej rreth 10.5 kilometrash, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të kësaj lidhjeje strategjike rajonale. Me përzgjedhjen e “Granit” si kontraktor, janë krijuar kushte konkrete për vendosjen e këtij gurthemeli. Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm sepse na lidh me portin e Durrësit, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë nëpërmjet Kosovës”, tha Trajanovski.


Ai tha gjithashtu se financimi u sigurua përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shumën prej 167.6 milionë eurosh, një granti nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor prej 30.82 milionë eurosh, fondeve nga buxheti i PESR për shpronësim, si dhe fondeve të granteve për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.


Në fjalën e tij, Trajanovski foli edhe për karakteristikat teknike të autostradës, e cila do të ketë dy korsi, secila me nga dy korsi trafiku dhe një korsi ndalimi, me një gjerësi totale prej rreth 27.5 metrash.


“Kjo është autostrada më komplekse dhe e vështirë, e cila në një distancë të shkurtër prej vetëm 10.5 km do të ketë tunele, viadukte, ura, galeri të shumta dhe e cila do të jetë një sfidë si për projektuesit ashtu edhe për kontraktorët. Për shkak të terrenit kompleks kodrinor dhe malor, projekti parashikon ndërtimin e “5 tuneleve me tuba majtas dhe djathtas, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse. Periudha e ndërtimit është 4 vjet”, tha Trajanovski.


source

You Might Also Like

Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë
Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve
Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Gjilanit dhe rajonet e tjera

LEXO GJITHASHTU

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi bisedimet Iran-Oman rrisin shpresat për një rrugë të re lundrimi në Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pasi bisedimet Iran-Oman rrisin shpresat për një rrugë të re lundrimi në Ngushticën e Hormuzit
Lajme
Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
Lajme
Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër  
Dyshohen për vjedhje të rëndë në disa rajone – Arrestohen tre persona, në kërkim edhe një tjetër  
Lajme
Çeku: Brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
Çeku: Brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore
Lajme
Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA-ja heq nga sanksionet snajperistin shqiptar në Siri
Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA-ja heq nga sanksionet snajperistin shqiptar në Siri
TOP Momenti

You Might Also Like

Fillimi i punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, flet Kurti
TOP Momenti

Fillimi i punimeve në autostradën Shkup – Bllacë, flet Kurti

August 26, 2026
Ramadani: Moskonstituimi i Kuvendit thelbi i krizës, LVV-ja në “panik ligjor”
TOP Momenti

Ramadani: Moskonstituimi i Kuvendit thelbi i krizës, LVV-ja në “panik ligjor”

August 26, 2026
Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!
TOP Momenti

Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!

August 26, 2026
Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
TOP Momenti

Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?