By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ulsi Manja: Dhomat e Specializuara të Kosovës – Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ulsi Manja: Dhomat e Specializuara të Kosovës – Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
TOP Momenti

Ulsi Manja: Dhomat e Specializuara të Kosovës – Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Momenti
Published: June 20, 2026

Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka komentuar raportin e Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), duke thënë se ai ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet e procesit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Manja tha se raporti, i publikuar më 30 prill 2026 pas kërkesës së Avokatit të Popullit të Kosovës, nuk është dokument politik, por një vlerësim i pavarur nga një institucion prestigjioz juridik britanik.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, raporti evidenton shqetësime për regjimin e paraburgimit, administrimin e provave, vonesat procedurale dhe përdorimin e materialeve të ardhura nga autoritetet serbe, duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e procesit gjyqësor.

Manja theksoi se sfida kryesore për Dhomat e Specializuara nuk është vetëm dhënia e një vendimi, por fitimi i besimit të publikut në drejtësinë dhe paanshmërinë e procesit.

“Një gjykatë që lë pas më shumë dyshime sesa bindje mund të japë vendime, por vështirë se mund të prodhojë drejtësi”, ka deklaruar ai.

Shkrimi i plotë i Ulsi Manjës

Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet e procesit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Ka raste kur një raport nuk ndryshon gjithçka. Thjesht konfirmon atë që shumëkush e ka kuptuar prej kohësh.

I tillë është raporti i publikuar më 30 prill 2026 nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC), pas kërkesës së Avokatit të Popullit të Kosovës për një vlerësim të pavarur mbi funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ky nuk është një dokument i hartuar nga mbështetësit e Hashim Thaçit. Nuk është as një memorandum politik i qeverisë së Kosovës, as një manifest patriotik i veteranëve të UÇK-së. Është produkt i një organizmi prestigjioz juridik britanik, i cili u thirr pikërisht për të parë nëse kjo gjykatë po i respekton standardet që pretendon se mishëron.

Dhe përgjigjja që del nga raporti është shkatërruese.

Jo sepse autorët deklarojnë se Dhomat e Specializuara janë të paligjshme. Nuk e bëjnë këtë. Përkundrazi. Ata pranojnë se në letër arkitektura juridike duket solide. Por problemi i madh me institucionet moderne nuk është më çfarë shkruhet në statutet e tyre. Problemi është si funksionojnë në realitet.

Në realitet, raporti përshkruan një gjykatë që vuan nga dyshime serioze mbi pavarësinë e saj, nga një regjim paraburgimi që rrezikon të shndërrohet në dënim pa vendim gjykate, nga procedura të paqarta në administrimin e provave dhe nga një marrëdhënie problematike mes drejtësisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Me pak fjalë, raporti përshkruan pikërisht atë që Dhomat e Specializuara u krijuan për të mos qenë.

Që në fillim, kjo gjykatë mbante brenda vetes një kontradiktë të pazgjidhshme. Ajo u paraqit si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por u largua nga Kosova. U paraqit si instrument i sovranitetit juridik të Kosovës, por iu besua ekskluzivisht gjyqtarëve të huaj. U paraqit si gjykatë e paanshme, por praktikisht e përqendroi misionin e saj tek njëra palë e konfliktit.

Për vite me radhë, mbështetësit e saj na thanë se pikërisht këto karakteristika përbënin garancinë e pavarësisë. Sot, raporti i BHRC-së ngre pyetjen e kundërt: po sikur këto të jenë pikërisht burimi i problemit?

Një gjykatë që nuk i beson asnjë gjyqtari të vendit që pretendon të shërbejë. Një gjykatë që operon mijëra kilometra larg shoqërisë që prek. Një gjykatë ku emërimet dhe financimet kalojnë nëpër filtra politikë ndërkombëtarë. Kjo mund të jetë shumë gjëra, por është e vështirë të paraqitet si modeli ideal i drejtësisë së paanshme.

Edhe më shqetësuese janë gjetjet mbi provat.

Raporti evidenton diskrecion të gjerë në pranimin e tyre, përdorim të theksuar të materialeve me shkrim, vonesa në zbulimin e dokumenteve për mbrojtjen dhe shqetësime serioze lidhur me materialet e ardhura nga autoritetet serbe.

Ky është një detaj që nuk mund të kalohet me një ngritje supesh.

Në çdo konflikt, burimi i provës ka rëndësi. Sidomos kur bëhet fjalë për një luftë ku njëra palë ishte agresori dhe tjetra po luftonte për mbijetesën e saj. Një drejtësi serioze nuk mund të kërkojë që publiku të mbyllë sytë përballë kësaj rrethane dhe të supozojë automatikisht se çdo dokument që mbërrin nga aparatet shtetërore serbe është i pastër nga çdo dyshim.

Po aq problematik është fakti që një pjesë e madhe e çështjes mbështetet në prova dokumentare dhe deklarime të mbledhura larg syrit të publikut, ndërsa mbrojtja vazhdimisht është ankuar për kufizime në qasje, kohë dhe mjete.

Në fund të fundit, drejtësia penale nuk ekziston për të prodhuar narrativa historike. Ajo ekziston për të provuar fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi themelor i Dhomave të Specializuara.

Edhe nëse nesër ato shpallin çfarëdo vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pyetja nuk do të jetë thjesht nëse vendimi është ligjërisht i vlefshëm. Pyetja do të jetë nëse ai vendim është produkt i një procesi që ka fituar besimin e publikut dhe ka larguar dyshimet mbi paanshmërinë e vet.

Raporti i BHRC-së sugjeron se përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është larg të qenit pozitive.

Kjo është arsyeja pse Dhomat e Specializuara ndodhen sot përballë një prove më të madhe sesa vetë gjykimi i ish-komandantëve të UÇK-së: prova e legjitimitetit të tyre.

Nëse standardi i provës nuk është absolutisht bindës, nëse dyshimet mbi burimin dhe administrimin e provave mbeten, nëse paraburgimi shumëvjeçar vazhdon të shihet si një ndëshkim paraprak dhe jo si një masë procedurale, atëherë çdo vendim dënues do të mbetet i ndjekur nga hija e dyshimit.

Sepse drejtësia nuk matet nga numri i viteve të burgut që shpall. Ajo matet nga besimi që ngjall.

Dhe kur një gjykatë e ndërtuar si kompromis politik siç janë Dhomat e Specializuara fillon të prodhojë më shumë pikëpyetje sesa përgjigje, atëherë problemi nuk është më tek të akuzuarit. Problemi është tek vetë gjykata.

Sepse një gjykatë që lë pas më shumë dyshime sesa bindje mund të japë vendime, por vështirë se mund të prodhojë drejtësi. Një vendim gjykate mund të mbyllë një dosje. Vetëm drejtësia e vërtetë mund të mbyllë një kapitull të lavdishëm të UÇK-së dhe të komandantëve të saj.

You Might Also Like

Reçica Kurtit: Kthehu brenda sistemit kushtetues, eja në Kuvend!
Aksident mes një veture dhe autobusi urban në Bregun e Diellit në Prishtinë
Tronditje e rëndë për Juventusin, Yildiz do të mungoj për tre muaj
​PDK e çon në Prokurori Speciale Kurtin me deputetët ministra
Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

LEXO GJITHASHTU

I nxehti ekstrem “pushton” Japoninë, temperaturat kalojnë 40°C – 79 persona humbin jetën
I nxehti ekstrem “pushton” Japoninë, temperaturat kalojnë 40°C – 79 persona humbin jetën
Lajme
Tragjike në Prizren, 80 vjeçarja vritet nga burri, Policia: Ka pasur lëndime të ndryshme, bashkëshorti e raportoi si aksidentale
Tragjike në Prizren, 80 vjeçarja vritet nga burri, Policia: Ka pasur lëndime të ndryshme, bashkëshorti e raportoi si aksidentale
Lajme
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Dokumentet e Shehollit në aktakuzë, Maliqi: Prokuroria ka bazë t’i përdorë nëse kanë fakte që i akuzuari i ka marrë nga zyrtarë serbë
Lajme
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Mbi 2 milionë robotë punojnë në fabrikat kineze
Lajme
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
Kadrijaj Kurtit: Je shkelës i Kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues
TOP Momenti

You Might Also Like

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA
TOP Momenti

Egnatia në Norvegji, synon shifrën rekord me miliona euro nga UEFA

August 26, 2026
Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gur themeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

August 26, 2026
Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
TOP Momenti

Xhudistët gati për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

August 26, 2026
Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar
TOP Momenti

Vrasje e rëndë në Prizren: Vdes 80-vjeçarja, në mbajtje dërgohet burri i saj 81-vjeçar

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?