By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Putini e ka poshtëruar Britaninë në Kanalin Anglez
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Putini e ka poshtëruar Britaninë në Kanalin Anglez
TOP Momenti

Putini e ka poshtëruar Britaninë në Kanalin Anglez

Momenti
Published: June 17, 2026

Duhet të ketë pasoja për përgjegjësit dhe të jepen dorëheqje. Duhet të ketë më shumë fonde për mbrojtjen.

Nga: Lewis Page, ish-oficer i Marinës Mbretërore Britanike / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Britania tani ka pësuar poshtërimin përfundimtar. Një luftanije ruse në Kanalin Anglez është ndier e lirë të qëllojë me të shtëna paralajmëruese ndaj një jahti paqësor me flamur britanik, dhe jo vetëm që kemi zgjedhur të mos bëjmë asgjë për këtë, por në fakt nuk mund të bëjmë asgjë – falë dobësimit të vazhdueshëm, prej shumë vitesh, të mbrojtjes sonë. Sikur dorëheqja e fundit e ministrave të Mbrojtjes, John Healey dhe Al Carns, të mos kishte qenë tashmë provë e mjaftueshme, qeveria tani duhet ta kuptojë se më në fund ka ardhur koha për një rritje të madhe në financim të mbrojtjes.

Pra, çfarë ka ndodhur?

Një jaht me flamur britanik, ende i paidentifikuar, duket se kaloi pranë fregatës ruse Admiral Grigorovich. Për çfarëdo arsyeje, rusët qëlluan një të shtënë paralajmëruese ndaj jahtit. Ky incident ndodhi rreth 20 milje detare në jug të Ishullit të Uajtit: teknikisht jashtë kufirit prej 12 miljesh [19.3 kilometra] që përcakton ujërat territoriale britanike, por shumë pranë hapësirës sonë detare – ose më saktë, brenda vetë shtëpisë sonë detare.

Kur luftanijet e fuqive armike kalojnë nëpër Kanal, është praktikë normale që Marina Mbretërore t’i shoqërojë ose t’i mbajë nën vëzhgim. Fatkeqësisht, tani kemi kaq pak luftanije të gatshme për det, saqë është bërë rutinë të përdoren, për këtë detyrë, anije çminimi pothuajse të paarmatosura ose anije patrullimi – apo edhe anije po aq të pafuqishme të Flotës Ndihmëse Mbretërore, me ekuipazh nga marinarë civilë të flotës tregtare. Këtë mëngjes [të martën], Grigorovich-i po ndiqej nga HMS Mersey, një anije patrullimi e klasës River me zhvendosje prej 1 700 tonësh.

Anijet e klasës River, seria Batch 1, njëjtë si Mersey, janë të armatosura me vetëm një top të lehtë 20 milimetërsh dhe një palë mitraloza. Në termat detarë, kjo është pothuajse njësoj sikur të mos ishin fare të armatosura.

Fregatat e klasës Grigorovich (ajo është anija që i jep emrin klasës së saj) konsiderohen të vogla mes luftanijeve, me 4 000 tonelata zhvendosje, por ndryshe nga klasa River, ato janë luftanije të mirëfillta, të ndërtuara dhe të armatosura për luftim. Tubat raketorë të Grigorovich-it mund të lëshojnë raketa lundruese Kalibr, të cilat mund ta godisnin lehtësisht Londrën nga Kanali – ose edhe nga shumë më larg (dhe Londra nuk ka mbrojtje efektive ajrore). Përndryshe, ato mund të ngarkohen me raketat supersonike kundër anijeve Oniks. Grigorovich-i disponon gjithashtu një gamë raketash kundërajrore dhe është e pajisur me armë të tjera të shumta, përfshirë një kullë të fuqishme artilerie me top 100 milimetërsh.

Nëse HMS Mersey do të kishte guxuar të ndërhynte në mbrojtje të jahtit, ajo do të ishte shkatërruar pa pasur mundësi përgjigjeje. Nuk është aspak e qartë se cili është qëllimi i anijeve të tilla që ndjekin luftanije të fuqishme, por kjo është situata normale në Kanal dhe ka qenë e tillë për një kohë të gjatë.

Situata bëhet edhe më e keqe. Ne ende kemi disa (shumë pak) luftanije të vërteta, por edhe sikur të kishim mundur të gjenim një të tillë këtë mëngjes, ajo me shumë gjasë nuk do të kishte armë që do ta shqetësonin fregatën ruse. Marina Mbretërore tani ka vetëm shtatë fregata dhe gjashtë destrojerë, vetëm një pjesë e vogël e të cilave janë aktualisht të gatshme për lundrim, ndërsa të paktën njëra prej tyre ndoshta nuk do të jetë më kurrë. Nga këto 13 anije, vetëm tri janë aktualisht të armatosura me raketa që mund të përdoren kundër një anijeje tjetër. Dhe, nuk ka ngushëllim as te Forca Ajrore Mbretërore (RAF): ajo nuk zotëron fare raketa kundër anijeve dhe, për rrjedhojë, do të mund të mbahej lehtësisht në distancë nga armatimi i fuqishëm kundërajror i Grigorovich-it.

Ne kemi disa nëndetëse sulmuese me energji bërthamore, dhe këto do të përbënin një kërcënim serioz për çdo kundërshtar detar, por sigurisht që të gjitha janë të ankoruara në port dhe të papërshtatshme për dalje në det. Infrastruktura jonë e mbështetjes së nëndetëseve është po aq e degraduar sa pjesa tjetër e mbrojtjes.

Të dielën, marinsat mbretërorë, të transportuar me helikopter, morën nën kontroll një cisternë të flotës së fshehtë ruse, Smyrtos. Është mirë që ajo nuk shoqërohej nga një fregatë ruse, siç ndodh me shumë cisterna të kësaj flote kur kalojnë nëpër Kanal, sepse operacioni me shumë gjasë nuk do të kishte shkuar mirë. Smyrtos-i tani është e ankoruar pranë Uejmuthit dhe e vërteta është se, nëse Grigorovich-i do të përpiqej ta rimerrte, nuk do të kishim çfarë të bënim për ta penguar.

Ky është një pozicion i poshtërimit të plotë për Britaninë. Nuk erdhi papritur: kemi rënë në gjendjen aktuale gjatë shumë viteve. Ministrat e Mbrojtjes, komandantët e Marinës Mbretërore dhe shefat e Shtabit të Mbrojtjes duhej të kishin dhënë dorëheqjen prej dekadash, jo vetëm javën e kaluar. Tani duhet të ketë përgjegjësi reale dhe dorëheqje. Banorët e Numrit 10 [Kryeministria] dhe Numrit 11 [Thesari] duhen, më në fund, të detyrohen të kuptojnë se mbrojtja ka nevojë për shumë më tepër financim – menjëherë, pavarësisht kostos dhe pavarësisht se karrierës së kujt duhet t’i vijë fundi.

Kjo nuk është më çështje e veprimit “para se të jetë tepër vonë.” Tashmë është tepër vonë për të ruajtur besueshmërinë tonë kombëtare. Le të shpresojmë që të mos jetë tepër vonë për ta rifituar atë një ditë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Modernizohet Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, u prezantuan investimet prej një milion eurove
“640 mijë euro për Shehollin?”, përplasen Vigan Qorolli dhe Burim Ramadani
ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë, Kurti: Miq të vjetër të Kosovës
Milaim Zeka jep versionin e tij për 1 mijë eurot: Ishin për përkthim, ia ktheva Shehollit para arrestimit

LEXO GJITHASHTU

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje
Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë, shoferi i automjetit dërgohet në mbajtje
Lajme
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
INTERVISTË/ Shaqir Totaj: Aksionet para Qeverisë do intensifikohen dhe masivizohen – pas 16 shtatorit Kosova dhe PDK-ja nuk do të jenë të njëjta
Lajme
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Si në film aksion: Policët hipin në Uber për të ndjekur të dyshuarin, pamjet bëhen virale
Lajme
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Rafuna viziton qumështoren “VITA”: Investimet në teknologji dhe lidhja me fermerët, bazë për rritjen e prodhimit vendor
Lajme
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Gjini: VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin
Lajme

You Might Also Like

​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë
TOP Momenti

​Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator në Prishtinë

August 25, 2026
LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit
TOP Momenti

LSDM: Qeveria dëmtoi pensionistët me rritjen linare të pensioneve, duhej të zbatohej metoda e harmonizimit

August 25, 2026
Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia
TOP Momenti

Garancia Sovrane për fermerët, analiza e një nisme që nuk arriti te bujqësia

August 25, 2026
Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi
TOP Momenti

Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?