By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pse shpërthimi i fundit i Ebolës po shqetëson ekspertët e shëndetit publik?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pse shpërthimi i fundit i Ebolës po shqetëson ekspertët e shëndetit publik?
TOP Momenti

Pse shpërthimi i fundit i Ebolës po shqetëson ekspertët e shëndetit publik?

Momenti
Published: June 16, 2026









Një shpërthim i ri i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos është shpallur emergjencë shëndetësore me rëndësi ndërkombëtare nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh). Ekspertët paralajmërojnë se situata është veçanërisht sfiduese, pasi bëhet fjalë për një variant të rrallë të virusit, për të cilin nuk ekziston ende një vaksinë e miratuar.

Your browser does not support the video tag.


Ebola është një sëmundje e rëndë virale që transmetohet përmes kontaktit me lëngjet trupore të personave të infektuar. Simptomat fillestare ngjajnë me gripin, por më pas mund të shfaqen të vjella, diarre, dëmtime të organeve dhe në disa raste hemorragji të rënda, shkruan BBC Health transmeton Gazeta Shneta.

Your browser does not support the video tag.


Shpërthimi aktual është shkaktuar nga varianti ‘Bundibugyo’, i identifikuar vetëm dy herë më parë. Ndryshe nga format më të zakonshme të Ebolës, për këtë variant nuk ka vaksinë apo trajtim specifik të aprovuar, duke e bërë kontrollin e sëmundjes më të vështirë.


Autoritetet shëndetësore raportuan qindra raste të konfirmuara dhe dhjetëra viktima, ndërsa OBSh-ja ka shprehur shqetësim për shpejtësinë e përhapjes. Situata komplikohet më tej nga konfliktet e armatosura në rajon, zhvendosja e popullsisë dhe lëvizja e vazhdueshme e njerëzve përtej kufijve.


Sipas ekspertëve, një faktor që ka ndihmuar përhapjen e virusit janë ceremonitë mortore tradicionale, ku shumë persona bien në kontakt me trupat e viktimave. Në disa zona, besimet lokale dhe mosbesimi ndaj institucioneve shëndetësore kanë bërë që të sëmurët të kërkojnë ndihmë te shëruesit tradicionalë në vend të spitaleve.


Megjithatë, specialistët theksojnë se rreziku për një pandemi globale të ngjashme me Covid-19 mbetet shumë i ulët. Ebola përhapet shumë më vështirë se koronavirusi dhe aktualisht kërcënimi kryesor mbetet i kufizuar në rajonet e Afrikës Qendrore dhe Lindore.


Për të frenuar shpërthimin, autoritetet kanë zgjeruar testimet laboratorike, gjurmimin e kontakteve dhe qendrat e trajtimit, ndërsa vendet fqinje kanë forcuar kontrollet kufitare dhe masat parandaluese për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit. /Gazeta Shneta


source

You Might Also Like

Ekstradohet nga Hungaria për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
Rama publikon “foton e ditës” nga Samiti i NATO-s
Fjalët e para të Messit pas rikthimit spektakolar ndaj Egjiptit
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, dalin detaje të reja rreth rrahjes së të miturës në Fier

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Produktet që e zëvendësojnë sheqerin
TOP Momenti

Produktet që e zëvendësojnë sheqerin

July 7, 2026
Gjesti i pazakontë i trajnerit të Egjiptit ndaj arbitrit bëhet viral, zbulohet kuptimi i shenjës “X”
TOP Momenti

Gjesti i pazakontë i trajnerit të Egjiptit ndaj arbitrit bëhet viral, zbulohet kuptimi i shenjës “X”

July 7, 2026
Haradinaj: Kurti sorollatet brigjeve të Greqisë, ndërsa Kosova mungon në Samitin e NATO-s, ku ndërtohen partneriteteti
TOP Momenti

Haradinaj: Kurti sorollatet brigjeve të Greqisë, ndërsa Kosova mungon në Samitin e NATO-s, ku ndërtohen partneriteteti

July 7, 2026
Ademi: Është iniciuar proces në Kushtetuese për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë
TOP Momenti

Ademi: Është iniciuar proces në Kushtetuese për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?