By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Udhëheqësit botërorë mblidhen në Francë për samitin e G7
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Udhëheqësit botërorë mblidhen në Francë për samitin e G7
TOP Momenti

Udhëheqësit botërorë mblidhen në Francë për samitin e G7

Momenti
Published: June 15, 2026

Udhëheqësit botërorë po mbërrijnë në Evian të Francës për samitin tre-ditor të G7-ës, i cili zhvillohet në një moment të rëndësishëm diplomatik pas marrëveshjes kornizë mes SHBA-së dhe Iranit që hap një periudhë 60-ditore negociatash.

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’u bashkohet udhëheqësve të Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në samit marrin pjesë edhe krerët e Bashkimit Evropian, si dhe të ftuar si presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, kryeministri indian Narendra Modi, presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe udhëheqës të tjerë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, raporton Anadolu.

Your browser does not support the video tag.

Samiti ka rëndësi të veçantë për presidentin francez Emmanuel Macron, i cili po e pret takimin dhe pritet të marrë pjesë për herë të fundit si president i Francës.

Takimet nisin të hënën me një takim dypalësh Macron–Trump, përpara një darke të fokusuar në atë që organizatorët e quajnë “sfida të mëdha ndërkombëtare”.

Të martën, diskutimet do të përqendrohen te Ukraina dhe Lindja e Mesme, ndërsa të mërkurën në ekonomi dhe inteligjencën artificiale, me pjesëmarrjen e drejtuesve të industrisë, përfshirë drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran mund të ndryshojë dinamikën e samitit për Trumpin, i cili ka pasur mosmarrëveshje me disa liderë evropianë për mungesën e konsultimeve para vendimit për të hyrë në luftë.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të diskutojë çminimin e Ngushticës së Hormuzit, një hap i rëndësishëm për rikthimin e trafikut të tankerëve dhe besimit të transportit tregtar.

Të hënën, Macron tha se Franca ishte gati të vepronte “shumë shpejt” për të vendosur mjete, përfshirë anije pastrimi të minave, në rajon. Ai shtoi se një aeroplanmbajtëse franceze dhe grupi i saj shoqërues ndodhen tashmë në zonë dhe mund të angazhohen brenda pak ditësh pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Macron ka ftuar gjithashtu Egjiptin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në një sesion të veçantë mbi Lindjen e Mesme të martën, ku Irani pritet të jetë tema kryesore./teve1.info/

source

You Might Also Like

Gërvalla: Një tjetër grua humbi jetën, zero tolerancë ndaj dhunës
Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
Tragjike në Tropojë, 20-vjeçari nga Kosova mbytet në liqenin e Komanit teksa lahej me miqtë
Kosova me sfida në digjitalizimin e arsimit, UNICEF-i prezanton rekomandimet
Sejdi reagon ndaj ministrit Shasivari: Asnjë hap prapa, provimi i jurisprudencës në teori dhe praktikë, duhet të mbahet në shqip

LEXO GJITHASHTU

Sørensen lajmerohet nga Zagrebi: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi
Sørensen lajmerohet nga Zagrebi: Kroacia mbështetëse e fortë e normalizimit Kosovë-Serbi
Lajme
Alarm në Berlin, zbulohet në fundin e një kanali një bombë e Luftës së Dytë Botërore! Evakuohen mbi 5500 shtëpi
Alarm në Berlin, zbulohet në fundin e një kanali një bombë e Luftës së Dytë Botërore! Evakuohen mbi 5500 shtëpi
Lajme
ESHS: Është rritur numri i personave të punësuar, papunësia ra në 11,3%
ESHS: Është rritur numri i personave të punësuar, papunësia ra në 11,3%
TOP Momenti
Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit
Tragjedi në Spanjë, dy fëmijët gjejnë prindërit e pajetë në vaskën e hidromasazhit
Lajme
Insajderi: Si u parandalua spiunazhi ekonomik në Kosovë? Përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit
Insajderi: Si u parandalua spiunazhi ekonomik në Kosovë? Përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit
Lajme

You Might Also Like

80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje
TOP Momenti

80-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, Prokuroria jep detaje

August 26, 2026
Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Presim më të mirën
TOP Momenti

Kurti optimist para takimit me Abdixhikun: Presim më të mirën

August 26, 2026
Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë
TOP Momenti

Anatomia e një operacioni të BIA-s: Si u tentua diskreditimi i Albin Kurtit përmes “Masave Aktive” të stilit sovjetik, duke përdorur një vend të tretë

August 26, 2026
81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, ai vazhdon të thotë se ishte “aksidentale”
TOP Momenti

81-vjeçari në Prizren dyshohet se e vrau gruan me forcë duarthatë, ai vazhdon të thotë se ishte “aksidentale”

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?