By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje nga ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje nga ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive
TOP Momenti

BDI: Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje nga ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive

Momenti
Published: June 12, 2026

BDI ka shprehur shqetësim për siç thotë, mënyrën se si 18 milionë denarë nga Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive u shpërndanë në mënyrë të pabalancuar duke shtuar se nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje, ndërsa organizatat maqedonase, serbe dhe të komuniteteve të tjera dominojnë listën e përfituesve.

BDI tha se një numër i konsiderueshëm projektesh të financuara nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me promovimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe jo domosdoshmërisht në përputhje me kriteret dhe objektivat për të cilat janë dedikuar.

Your browser does not support the video tag.

Ata kërkuan publikimin e plotë të procesit të vlerësimit, kritereve sipas të cilave janë përzgjedhur projektet dhe një auditim të pavarur për të verifikuar nëse fondet publike janë ndarë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive ka ndarë 36 projekte në vlerë totale prej rreth 18 milionë denarësh (afërsisht 300 mijë euro), të destinuara për promovimin e marrëdhënieve ndëretnike”.

Sipas të dhënave të publikuara, rezultatet tregojnë një shpërndarje thellësisht të pabalancuar dhe në kundërshtim me vetë qëllimin e programit.

Nga 36 projektet e financuara, vetëm një shoqatë shqiptare ka përfituar mbështetje, ndërsa organizatat maqedonase, serbe dhe të komuniteteve të tjera dominojnë listën e përfituesve.

Veçanërisht shqetësues është fakti se pesë projekte janë ndarë për iniciativa të lidhura me komunitetin serb, përfshirë edhe projektin për shënimin e “110-vjetorit të Kajmakçalanit”, ndërsa organizata “Bashkësia e Serbëve të Maqedonisë” nga Kumanova ka përfituar tre projekte, kurse shoqata “KUD Srpski Vez” gjithashtu nga Kumanova ka përfituar dy projekte.

Në të njëjtën kohë, një numër i konsiderueshëm projektesh të financuara lidhen me fusha si rehabilitimi shëndetësor, lufta kundër varësive, mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, digjitalizimi, standardet e shërbimeve apo tema të tjera që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me promovimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas informacioneve të publikuara, pothuajse çdo projekt ka përfituar rreth 500 mijë denarë, çka nënkupton se fondet publike janë shpërndarë në mënyrë uniforme, por jo domosdoshmërisht në përputhje me kriteret dhe objektivat për të cilat janë dedikuar.

Kjo është në kundërshtim të plotë me kriteret e shpallura nga vetë Ministria, të cilat parashohin promovimin e karakterit multietnik të shoqërisë, zvogëlimin e distancës etnike, luftimin e diskriminimit, zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, respektimin e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve dhe mbrojtjen e identitetit kulturor të të gjitha bashkësive.

BDI kërkon publikimin e plotë të procesit të vlerësimit, kritereve sipas të cilave janë përzgjedhur projektet dhe një auditim të pavarur për të verifikuar nëse fondet publike janë ndarë në mënyrë të drejtë, transparente dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë miratuar.

Promovimi i marrëdhënieve ndëretnike nuk mund të realizohet duke lënë në margjina komunitetin shqiptar dhe duke financuar projekte që nuk i shërbejnë bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo qasje cenon besimin e qytetarëve në institucione dhe rrezikon të minojë frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, thotë BDI.

You Might Also Like

Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Gjilani triumfon ndaj Llapit
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

LEXO GJITHASHTU

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti
Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë
Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë
TOP Momenti
Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona
Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona
Lajme

You Might Also Like

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe
TOP Momenti

Hetimi i rasteve të spiunazhit – të gjitha të ndërlidhura me BIA-n serbe

August 23, 2026
PK: Spekulime se “topi i zjarrit” që shkaktoi zjarrin në Serbi erdhi nga territori i Kosovës
TOP Momenti

PK: Spekulime se “topi i zjarrit” që shkaktoi zjarrin në Serbi erdhi nga territori i Kosovës

August 23, 2026
Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës
TOP Momenti

Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagime nga deputetët e ish-opozitës

August 23, 2026
Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek
TOP Momenti

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?