By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga udhëtimi në SHBA”, Berisha falënderon administratën Trump
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga udhëtimi në SHBA”, Berisha falënderon administratën Trump
TOP Momenti

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga udhëtimi në SHBA”, Berisha falënderon administratën Trump

Momenti
Published: June 12, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH, ai dhe familjarët e tij, nuk janë më të privuar nga mundësia e udhëtimit në SHBA.

Berisha falënderon administrën Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin sipas tij të një vendimi të padrejtë, që ishte bazuar në lobimin korruptiv të Rmës dhe Sorosit.

Your browser does not support the video tag.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Berishës:

Të dashur miq,

Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.

Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.

Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Pas të nxehtit përvëlues, Korça përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi
Mbledhja me drejtuesit politikë në Pogradec, Rama: Do krijohet platforma “Pasqyrë Albania”, zgjidh hallet e qytetarëve
“Struktura e mendimit”, libri që vendos arkitekturën përballë mendimit dhe përgjegjësisë profesionale
Kori Siparantum fiton tri çmime në festivalin e Kuala Lumpur
Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës

LEXO GJITHASHTU

Loja jokushtetuese e Kurtit
Loja jokushtetuese e Kurtit
Lajme
PDK-ja sërish dërgon letër, kërkon mbajtjen e seancës konstituive nesër
PDK-ja sërish dërgon letër, kërkon mbajtjen e seancës konstituive nesër
Lajme
Dhunohet fizikisht 12-vjeçarja, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, kritikohet shpërndarja online e videos
Dhunohet fizikisht 12-vjeçarja, arrestohet 18-vjeçarja në Mitrovicë, kritikohet shpërndarja online e videos
Lajme
Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti
Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti
Lajme
Përplasi për vdekje një biçiklist, arrestohet shoferi në Durrës
Përplasi për vdekje një biçiklist, arrestohet shoferi në Durrës
Lajme

You Might Also Like

Ngërçi politik vazhdon, por sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
TOP Momenti

Ngërçi politik vazhdon, por sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen

August 23, 2026
Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
TOP Momenti

Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur

August 23, 2026
Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
TOP Momenti

Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë

August 23, 2026
Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
TOP Momenti

Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?