By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
TOP Momenti

Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë

Momenti
Published: August 23, 2026

BIA serbe duket se ka investuar gjatë, në rekrutimin e spiunëve në Kosovë. Kjo pasi të gjitha rastet e deritanishme të arrestimeve dhe dënimeve, ndërlidhen për spiunazh tek Serbia.

Dalja nga Kosova iu ndal në Merdare.

Your browser does not support the video tag.

Feim Sali u arrestua më 13 gusht në këtë pikë kufitare, nën dyshimin për spiunazh për BIA-n Serbe.

Para tij, për spiunazh ishte akuzuar edhe Hysri Selimi.

Madje, ish-pjesëtari i ISIS-it, në përfundim të gjykimit, e konfirmoi vet se kishte qenë pjesë e BIA-s serbe.

E edhe në prill të vitit 2026, një tjetër rast për spiunazh përfundoi me aktgjykim dënues.

Ish-zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, u dënua me gjashtë vjet burgim për këtë vepër penale.

Këto janë vetëm tri nga rastet e fundit të spiunazhit, për të cilat u angazhuan organet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë.

Këto raste, sipas avokatit Arbër Jashari, tregojnë se në vitet e fundit institucionet janë marrë më shumë me këtë vepër penale.

“Është për t’u inkurajuar që shteti i Kosovës, sidomos në tri vitet e fundit, ka pasë një përparim jashtëzakonisht të madh në luftimin e këtij lloji të kriminalitetit. Këtij lloji të kriminalitetit i cili më parë nuk ka qenë shumë i njohur. Ka qenë vetëm si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, por para vitit 2023 pothuajse shumë pak njerëz janë arrestuar, janë gjykuar e aq më pak dënuar për vepra të tilla penale dhe kjo tregon që ne si shtet ndoshta në të kaluarën nuk kemi qenë shumë vigjilentë ndaj këtij lloji të kriminalitetit”, thotë për Tëvë1 avokati, Arber Jashari.

Për këtë vepër penale, avokati Jashari tregon se Kodi Penal parasheh dënime të rënda.

“Varësisht prej formës së kryerjes së kësaj vepre, dënimi minimal mund të jetë 5 vjet, por maksimali mund të arrijë në 10, 12, e në raste të caktuara, në kohë luftash ose në gjendje jo të zakonshme, mund të variojë edhe me dënime shumë më të larta”, shprehet ai.

Informacionet që shpërndajnë personat që janë të angazhuar si spiun janë mjaft të ndjeshme për shtetit.

Profesori Fatmir Çollaku tregon se në këtë mënyrë përfitojnë shtetet armike.

“Ato informacione te besueshme janë të interesit kombëtarë dhe ato informacione nëse servohen, jepen dikujt tjetër me qëllime te përfitimit çfarëdo qoftë natyre ai përfitim konsiderohet qe i ka bo dëm shtetit tonë dhe për këtë arsye ata persona dyshohen që janë kryer të këtyre veprave penale të spiunazhit dhe pa dyshim që janë të dëmshëm për sigurinë e Kosovës sepse shteti armik, shteti tjetër merr informacione qe s’janë publike dhe ku në bazë të cilave mund të krijojë një plan, skenarë me dëm të interesit nacional gjegjësisht në dëm të sigurisë nacionale”, thotë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se përveç rasteve që tashmë janë bërë publike, nën hetim janë edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin sekret serb, BIA./Teve1

You Might Also Like

Ngërçi politik vazhdon, por sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni
Plagosen me armë dy persona në Haraçinë
PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

LEXO GJITHASHTU

Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Lajme
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Lajme
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Lajme
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Lajme
Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Rreth 42 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundjavës
Lajme

You Might Also Like

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës
TOP Momenti

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
TOP Momenti

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion

August 23, 2026
Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima
TOP Momenti

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima

August 23, 2026
ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes
TOP Momenti

ASH: VLEN kërkon përgjegjësi për tragjedinë e Tetovës, por Kasami dhe Mexhiti aso kohe ishin pjesë e qeverisjes

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?