By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Reagon AMPEK për rastin e “Debat Plus”: Mbyllja e një emisioni do të ishte precedent i rrezikshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Reagon AMPEK për rastin e “Debat Plus”: Mbyllja e një emisioni do të ishte precedent i rrezikshëm
TOP Momenti

Reagon AMPEK për rastin e “Debat Plus”: Mbyllja e një emisioni do të ishte precedent i rrezikshëm

Momenti
Published: June 11, 2026

Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK), ka shprehur shqetësim dhe ka kundërshtuar deklaratën e nënkryetares së Komisionit të Pavarur të Mediave, Drita Morina, e cila ka propozuar shqyrtimin e mundësisë së ndalimit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

AMPEK e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e një rregullatori të pavarur në një shoqëri demokratike, duke theksuar se ajo krijon precedent të rrezikshëm për lirinë e medias dhe debatin publik në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas AMPEK, mediat nuk mund të mbahen përgjegjëse në mënyrë automatike për deklaratat e mysafirëve në studio, pasi një qasje e tillë rrezikon pluralizmin e mendimit dhe lirinë e shprehjes.

“AMPEK konsideron se një deklaratë e tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore mbi të cilat duhet të funksionojë një rregullator i pavarur i medias në një shoqëri demokratike. Vetë fakti që nga niveli drejtues i KPM-së përmendet mundësia e mbylljes ose ndalimit të një emisioni televiziv për shkak të deklaratave të një mysafiri në studio, përbën një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për lirinë e medias dhe debatin publik në Kosovë”, thuhet në reagim.

Your browser does not support the video tag.

AGK-ja alarmohet nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit “Debat Plus”

Në reagim theksohet gjithashtu se shqetësuese mbetet fakti që deklarata është bërë në kontekstin e trajtimit të një ankese nga një përfaqësuese e Qeverisë në detyrë, gjë që sipas AMPEK krijon perceptim për ndërhyrje politike dhe dëmton besimin në pavarësinë e KPM-së.

AMPEK i ka bërë thirrje KPM-së që të distancohet nga çdo propozim për mbylljen e programeve mediale për shkak të deklaratave të të ftuarve dhe të riafirmojë përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe standardeve demokratike.

Po ashtu, AMPEK u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë zhvillimet, duke paralajmëruar se deklarata të tilla mund të krijojnë klimë presioni dhe vetëcensure në media.

AMPEK ka theksuar se liria e medias mbrohet vetëm duke garantuar debat të lirë dhe pluralist, pa frikë nga ndërhyrjet institucionale që mund të çojnë në mbyllje emisionesh. /Telegrafi/

You Might Also Like

Përplasjet në LDK – shtohet presioni ndaj Abdixhikut për dorëheqje
Procedurat ligjore pas vdekjes së Jovica Ilievskit: Bërvenica zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme
Zhvillimet në LDK, Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja – pozitat nuk janë të përhershme
Tensione në Aeroportin e Vlorës, bllokohen sërish hyrjet e kantierit
Despotovski: Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund

You Might Also Like

E sulmoi me shufër metalike disa herë në kokë, i dyshuari në Gjilan dërgohet në mbajtje
TOP Momenti

E sulmoi me shufër metalike disa herë në kokë, i dyshuari në Gjilan dërgohet në mbajtje

June 24, 2026
Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë
TOP Momenti

Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë

June 24, 2026
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
TOP Momenti

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

June 24, 2026
Pesë AK47, një M12 – Policia gjen armë në dy valixhe në Podujevë, planifikohej dërgimi në Gjermani
TOP Momenti

Pesë AK47, një M12 – Policia gjen armë në dy valixhe në Podujevë, planifikohej dërgimi në Gjermani

June 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?