By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xhamat e errët të veturave – Supremja shfuqizon pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për shkak të mungesës së bazës ligjore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xhamat e errët të veturave – Supremja shfuqizon pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për shkak të mungesës së bazës ligjore
TOP Momenti

Xhamat e errët të veturave – Supremja shfuqizon pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për shkak të mungesës së bazës ligjore

Momenti
Published: June 11, 2026

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së Organizatës Joqeveritare “Marakli t’Kerreve” dhe Institutit “TriPika – Sport, Sociale, Ekonomi”, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, me objekt shqyrtimi të ligjshmërisë së nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve, pas shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur më 4 qershor 2026, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditësve.

Sipas një njoftimi për media thuhet se me aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 1, paragrafin 3 dhe paragrafin 4 të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 12/2024, ndërsa ka refuzuar kërkesëpadinë lidhur me paragrafin 2 të të njëjtit nen.

Your browser does not support the video tag.

“Gjykata ka konstatuar se Ligji Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Ligji Nr. 05/L-132 për Automjete nuk përmbajnë ndalim të përgjithshëm për vendosjen e materialeve errësuese apo zëvendësimin e xhamave të automjeteve me xhama të errësuar. Përkundrazi, legjislacioni në fuqi parashikon mundësinë e modifikimeve në automjete, me kusht që ato t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit teknik dhe atestimit sipas standardeve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur: “Sipas vlerësimit të Gjykatës, paragrafi 1 i nenit 7 vendoste një kufizim që nuk gjendet në ligj, duke lejuar xhamat e errët vetëm për automjetet që i kanë të instaluara nga prodhuesi, ndërsa paragrafi 3 ndalonte në mënyrë të përgjithshme vendosjen e folieve errësuese në xhamat e automjeteve. Gjykata vlerësoi se këto dispozita nuk përbënin thjesht zbatim apo konkretizim të ligjit, por krijonin kufizime të reja materiale që ligjvënësi nuk i kishte paraparë”.

Your browser does not support the video tag.

Po ashtu, Gjykata konstatoi se paragrafi 4, i cili parashihte lejimin e përjashtimeve me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, ishte i lidhur ngushtë me ndalimin e parashikuar në paragrafin 3 dhe, për rrjedhojë, nuk mund të qëndronte në fuqi pasi vetë ndalimi bazë rezultoi i paligjshëm.

Në vendimin e saj, Gjykata ka theksuar se organet administrative mund të nxjerrin akte nënligjore vetëm për të zbatuar dhe konkretizuar ligjin, por jo për të krijuar ndalime apo kufizime të reja që nuk burojnë nga dispozitat ligjore. Çdo kufizim i të drejtave ose i mundësive të përdorimit të automjeteve duhet të mbështetet në autorizim të qartë ligjor dhe të respektojë parimet e ligjshmërisë, sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Gjykata ka vlerësuar se dispozitat e shfuqizuara krijonin trajtim të ndryshëm për automjete që ndodhen në situata të krahasueshme, pa një bazë të qartë ligjore dhe pa u dëshmuar nevoja për një dallim të tillë në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Ndërkaq, sa i përket paragrafit 2 të nenit 7, Gjykata ka gjetur se ai përbën një dispozitë administrative dhe teknike që rregullon evidentimin e xhamave të errët në dokumentacionin e regjistrimit të automjetit dhe nuk vendos kufizime apo ndalime që bien ndesh me ligjin. Për këtë arsye, kjo dispozitë ka mbetur në fuqi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Hoxha i Zlipotokut u vra para derës së shtëpisë me thikë, djali i axhës jep detaje
Zajkova: Sistemi elektronik për votim duhet të përdoret edhe brenda vendit, jo vetëm në diasporë
Radovanoviq: ‘Sekret publik’ që Xhandarmëria serbe ruan persona privatë si Radoiçiq
SHBA sinjalizon zgjerim të bashkëpunimit me Kosovën: Mundësi të pakufishme në mbrojtje dhe energji
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: Dy viktima dhe 15 të lënduar

You Might Also Like

Mickoski: Klekovski do të jetë ministër i Shëndetësisë, Vellkovski i MPPS-së
TOP Momenti

Mickoski: Klekovski do të jetë ministër i Shëndetësisë, Vellkovski i MPPS-së

June 30, 2026
Mickoski: Kodi Zgjedhor është peng i kalkulimeve politike
TOP Momenti

Mickoski: Kodi Zgjedhor është peng i kalkulimeve politike

June 30, 2026
Emisioni “Ditari” 30.06.2026
TOP Momenti

Emisioni “Ditari” 30.06.2026

June 30, 2026
Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit
TOP Momenti

Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?