By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nikollovski: Lidhja hekurudhore me Bullgarinë pritet të përfundojë deri në vitin 2031
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nikollovski: Lidhja hekurudhore me Bullgarinë pritet të përfundojë deri në vitin 2031
TOP Momenti

Nikollovski: Lidhja hekurudhore me Bullgarinë pritet të përfundojë deri në vitin 2031

Momenti
Published: June 10, 2026

Ndërtimi i segmentit të dytë të hekurudhës drejt Bullgarisë, në pjesën Belljakovcë – Kriva Pallankë, po realizohet me një progres të përgjithshëm prej 36 për qind, ndërsa e gjithë lidhja hekurudhore me Bullgarinë pritet të përfundojë deri në vitin 2031, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë inspektimit të punimeve në Korridorin 8.

Nikolloski, i cili së bashku me drejtorin e MZ Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, vizitoi trasenë, theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet më komplekse infrastrukturore në vend, me gjatësi prej 34 kilometrash, ku po ndërtohen 29 ura, 15 tunele, gjashtë mbikalime dhe tre nënkalime.

Your browser does not support the video tag.

“Ky është një projekt inxhinierik jashtëzakonisht sfidues. Në vetëm 34 kilometra kemi 29 ura, 15 tunele – numri më i madh i tuneleve të ndërtuara ndonjëherë në Maqedoni, gjashtë mbikalime, tre nënkalime, tre stacione hekurudhore, dy ndërtesa stacionesh dhe tre objekte shërbimi”, tha Nikolloski.

Linja hekurudhore është projektuar për shpejtësi prej 100 deri në 120 km/orë, ndërsa shtylla më e lartë e urave arrin në 61 metra. Sipas tij, progresi i punimeve konstruktive është 31 për qind, ndërsa realizimi i përgjithshëm i projektit është 36 për qind.

“Pres që deri në tetor 2028, më saktë deri në tremujorin e fundit të vitit 2028, këtu tashmë të qarkullojnë trenat”, deklaroi Nikolloski.

Ai informoi se pas përfundimit të segmentit të dytë do të vijojë ndërtimi i segmentit të tretë drejt kufirit me Bullgarinë, për të cilin tashmë është shpallur tenderi për zgjedhjen e organit mbikëqyrës, ndërsa në javët e ardhshme pritet të shpallet edhe tenderi për ndërtim.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur pritet të përfundojë tërësisht projekti për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, Nikolloski tha se synimi është që deri në vitin 2031 të përfundojë e gjithë trasa, përfshirë edhe tunelin që duhet të ndërtohet bashkërisht me palën bullgare.

“Pres, sipas asaj që kemi premtuar, që deri në vitin 2031 ta përfundojmë të gjithë segmentin, së bashku me tunelin që duhet ta ndërtojmë bashkë me Bullgarinë. Synimi është që në vitin 2031 projekti të përfundojë nga të dyja anët, sepse është e vërtetë që nga Sofja deri në Gjueshevë ekziston linjë hekurudhore, por po ashtu është e vërtetë që në pjesën më të madhe të trasës duhet të ndërtohet linjë e re ose të rikonstruktohet plotësisht ajo ekzistuese”, tha Nikolloski.

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?