By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza
TOP Momenti

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Momenti
Published: June 10, 2026

Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për Kosovën pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit është formimi i një qeverie koalicioni.

Sipas tij, koalicioni më i përshtatshëm do të ishte ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i mbështetur edhe nga deputetët e komuniteteve joserbe.

“Nuk janë me rëndësi vetëm rezultatet, por është me rëndësi nëse partitë që kanë hyrë në Parlament do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë. Gjithsesi, një qeveri koalicioni është e domosdoshme, sepse ndryshe nuk ka mundësi. Mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Me 48 deputetë të LVV-së dhe 20 të LDK-së bëhen 68, ndërsa me tetë deputetë nga pakicat joserbe numri kalon mbi 70 dhe kështu dilet nga kriza”, ka deklaruar Vllasi në emisionin “INFO NATA” në Tëvë1.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se çështja e presidentit mund të krijojë tensione edhe në rast të një marrëveshjeje për qeverinë.

“LDK-ja e ka pasur kandidate për presidente Vjosa Osmanin dhe me gjasë do të insistojë në kandidaturën e saj. Nga ana tjetër, LVV-ja dhe Albin Kurti e kanë kundërshtuar atë në të kaluarën. Prandaj ekziston rreziku që, edhe nëse formohet një qeveri koalicioni, mosmarrëveshjet rreth presidentit ta rikthejnë krizën politike”, ka thënë ai.

Vllasi ka vlerësuar se skena politike duket e orientuar drejt zgjedhjeve të reja, duke shtuar se kjo po i shkakton dëme vendit.

“Po krijohet përshtypja sikur gjithçka është rregulluar në mënyrë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Kosova po dëmtohet nga kjo situatë dhe qytetarët kanë të drejtë të pyesin nëse këto veprime bëhen për interesa politike apo për shkak të etjes për pushtet”, është shprehur ai.

I pyetur nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të ndryshojë qëndrim dhe ta mbështesë Osmanin për presidente, Vllasi ka thënë se kjo do të ishte zgjidhje e arsyeshme, por do të hapte pyetjen se përse vendi u dërgua në zgjedhje nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur.

“Do të ishte dashur të arrihej një dakordim që kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, të zgjidhej presidente. Por pastaj shtrohet pyetja pse Kosova u soll në këtë situatë. Kush e njeh Kurtin e di se ai preferon të qeverisë i vetëm dhe koalicionin e sheh si ndarje të pushtetit. Po ashtu, ai dëshiron një president që nuk sfidon autoritetin e tij politik”, ka thënë Vllasi.

Në fund, ai u ka bërë thirrje partive politike të tregojnë përgjegjësi shtetërore dhe të arrijnë kompromis.

“Duhet ta lënë anash kokëfortësinë dhe të tregohen të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Duhet të bëjnë kompromis për interesin e vendit, të formojnë një qeveri koalicioni, të zgjedhin presidentin dhe ta çojnë Kosovën përpara”, ka përfunduar ai./teve1.info/

 

source

You Might Also Like

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim

LEXO GJITHASHTU

Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
TOP Momenti
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes
TOP Momenti
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
TOP Momenti
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti

You Might Also Like

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti

Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë

August 23, 2026
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti

Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera

August 23, 2026
Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 23, 2026
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?