By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 350 mijë eurot në mur, Prokuroria: Babai na tha se paratë ndoshta janë të djalit të Gjoko Ristov
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
350 mijë eurot në mur, Prokuroria: Babai na tha se paratë ndoshta janë të djalit të Gjoko Ristov
TOP Momenti

350 mijë eurot në mur, Prokuroria: Babai na tha se paratë ndoshta janë të djalit të Gjoko Ristov

Momenti
Published: June 9, 2026

Prokuroria filloi me prezantimin e provave kundër ish gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet se ka fshehur dhe pastruar para. Listën e provave, Iskra Haxhivasileva e nisi me deklarimin e pasurisë, ndërsa u ndal në detaje te akti i bastisjes dhe gjetjes së 350 mijë eurove të fshehura në një bunker special në mur te shtëpia familjare. Organi i akuzës është vënë në aksion pas informatave operative, por edhe denoncimeve ndaj Ristovit, e sidomos pas skandalit ku ish Avokati i Shtetit u kap në flagrancë duke marrë para të destinuara për ta korruptuar gjyqtarin Ristov, me qëllim që të lirohet nga paraburgimi i kërkuari nga drejtësia Lupço Pecov i njohur si “Djalli”.

Më 17 janar të këtij viti, ekipi hetues i troket në derë babait të gjyqtarit Ristov, Zdravko, i cili jeton në një shtëpi dykatëshe në Negotinë. Zdravko i cili mirëpret hetuesit që i tregojnë urdhrin, ndaj pyetjes për të deklaruar gjësende me vlerë, thotë se nuk posedon asgjë. Zyrtarët fillojnë me katin e parë, ndërsa në hapësirën e garazhit, u vret syrin një qese najloni me glet-masë dhe ngjitës për pllaka, e cila siç shihej në fotografi ishte e hapur. Babai u thotë hetuesve se nuk ka pasur ndonjë aktivitetet ndërtimor në shtëpi dhe se ndoshta djali Gjoko e ka sjellë dhe e ka lënë këtu. Duke kontrolluar, hetuesit gjejnë edhe një vend tjetër ku shtresa e betonit duket e njomë dhe për këtë e thyejnë dhe gjejnë një vrimë, por të zbrazët. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe errësirës, bastisjet kanë mbaruar për atë ditë, ndërsa është siguruar objekti.

Your browser does not support the video tag.

Të nesërmen hetuesit vazhdojnë kontrollin në katin e dytë. Te pjesa e kuzhinës, pas frigoriferit, hetuesit vërejnë diçka të pazakontë. Disa pllaka të ngjitura në mënyrë amatore,. Ndërsa dyshimi është shtuar, për shkak qeses me ngjitës për pllaka që një ditë më parë e kishin gjetur të hapur në garazh. Me llambë dore, doreza dhe çekiç, njëri prej hetuesve fillon t’i heqë pllakat, ndërsa e shpon një vrimë në mur. Me anë të kamerës endoskopike, kontrollojnë brendësinë e murit. Derisa vazhdojnë të godasin murin, bie një pako në formë cilindrike e mbështjellë me fletë alumini. Në video shihet se hetuesi e hapë, ndërsa shihen paratë. Me këtë rast hetuesit e kanë pyetur babanë e gjyqtarit Gjoko se të kujt janë këto para. Babai është përgjigjur se ndoshta janë të djalit të tij Gjoko i cili është gjyqtar dhe e shfrytëzon katin e dytë të shtëpisë. Hetuesit kanë vazhduar me kontrollin ndërsa kanë gjetur gjithsej 13 forma cilindrike në të cilat ka pasur gjithsej 350 mijë euro në prerje të ndryshme. Krahas saj ka pasur edhe disa fletë të fletores në të cilat me shkrim me dorë janë të shkruar numra të caktuar të lëndëve gjyqësore.

Në pakon tjetër të provave, Prokuroria paralajmëroi se do të dorëzohen 4 vendime të gjyqtarit Ristov, i cili ka nën petkun e gjyqtarit ka vendosur në favor të të akuzuarit Lupço Pecov Djalli, i cili në fakt e ka paraqitur Ristovin se nëpërmjet Avokatit të tij Fehmi Stafa kërkon 100 mijë euro për t’ia hequr paraburgimin. Organi i akuzës gjithashtu publikoi edhe video nga takimet e Ristovit me Stafën në hapësirat e Apelit dhe ndërtesës së Ristovit. Në njërën prej tyre, Stafa shihet duke bartur në duar një pemë të Vitit të ri të cilën ia jep Ristovit i cili kishte në duar gjithashtu dekorime për festën. Stafa dhe Gjoko, ndonëse nuk dëgjohet se çfarë flasin, në video shihet se janë duke komunikuar. Këto materiale organi i akuzës i lidh me aktgjykimin e Stafës.

Your browser does not support the video tag.

“Ky është hetim dhe lëndë që përfundoi me akuzë, por e cila filloi me hetim që ka të bëjë me veprimet e atëhershme të Fehmi Stafës, i cili ndërmjetëson dhe tregton me ndikimin e tij që të pranojë para në emër të tanimë të akuzuarit Gjoko Ristov si atëherë gjykatës”,Iskra Haxhivasileva, Prokurore.

Mbrojtja i konteston provat.

“Këto janë prova të gjitha nga vendi i ngjarjes i cili nuk është në pronësi të akuzuarit, nuk ka të bëjë me të akuzuarin. Vërtetimet janë të nënshkruara nga person tjetër, paratë janë marrë nga person tjetër dhe më interesant është se paratë janë dorëzuar”, Zvonko Davidoviq, Avokat i Gjoko Ristov.

Më 2 korrik Prokuroria do të prezantojë ekspertizën e gjurmëve biologjike dhe ekonomike.

You Might Also Like

Gjatë 24 orëve, gjashtë raste të denoncuara për dhunë në familje
Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i 34-vjeçarit
Ahmeti: BDI formëson gjenerata të reja, unë nuk do të jem kryetar por do të bëhem veteran
KQZ në fazën e fundit të numërimit, mbeten të numërohen votat me postë dhe ato me kusht
Të vjedhura jashtë vendit, sekuestrohen 13 varëse me gurë diamant, mbi 15 kg ari e ora të markave të ndryshme – Policia e Shtetit publikon pamje

You Might Also Like

Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin
TOP Momenti

Nikolloski: Fillojnë punimet për autostradën Shkup–Bllacë, ndërtojmë arterien kryesore për lidhjen me Kosovën dhe rajonin

June 13, 2026
Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin
TOP Momenti

Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin

June 13, 2026
Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
TOP Momenti

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë

June 13, 2026
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
TOP Momenti

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?