By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti në Vjenë: Integrimi ekonomik i Kosovës bazohet në infrastrukturë, investime dhe lidhje me BE-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti në Vjenë: Integrimi ekonomik i Kosovës bazohet në infrastrukturë, investime dhe lidhje me BE-në
TOP Momenti

Kurti në Vjenë: Integrimi ekonomik i Kosovës bazohet në infrastrukturë, investime dhe lidhje me BE-në

Momenti
Published: June 9, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026”, i cili këtë vit zhvillohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe kancelarit të Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Në fjalën e tij në sesionin hapës me temën “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik dhe rritjes”, Kurti ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm strategjik.

Your browser does not support the video tag.

Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë shkojnë përtej bashkëpunimit institucional, duke u ndërtuar edhe mbi lidhjet njerëzore, ku mërgata kosovare në Austri luan rol të rëndësishëm si urë lidhëse mes dy vendeve. Kurti përmendi gjithashtu kontributin e diasporës në ekonomi, si dhe investimet e kompanive me origjinë nga mërgata në Kosovë dhe të bizneseve austriake në vend.

Duke folur për integrimin ekonomik, kryeministri në detyrë u shpreh se ai nuk arrihet vetëm përmes deklaratave politike, por përmes zhvillimit të infrastrukturës, energjisë, rrjeteve digjitale, tregtisë dhe investimeve të qëndrueshme.

Your browser does not support the video tag.

Kurti tha se Kosova ka shënuar rritje ekonomike në vitet e fundit, përfshirë rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, duke shtuar se vendi është ndër më të avancuarit në rajon në aspektin e qeverisjes demokratike, transparencës dhe sundimit të ligjit.

Ai përmendi gjithashtu proceset e integrimit evropian, duke theksuar se Kosova është pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe po përgatitet për anëtarësim në SEPA, si dhe për përfshirje në iniciativën “Roam Like at Home”, që synon lehtësimin e integrimit në tregun evropian.

Në kuadër të planeve për zhvillim afatgjatë, Kurti foli edhe për investimet në infrastrukturën hekurudhore dhe lidhjet rajonale, duke i konsideruar ato si element kyç për integrimin ekonomik të vendit.

Ai theksoi se Kosova synon ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme për dekadat e ardhshme, duke kombinuar investimet në infrastrukturë, energji dhe kapital njerëzor.

Duke iu drejtuar investitorëve potencialë, Kurti tha se Kosova ofron një paketë të favorshme për biznes, përfshirë normën e tatimit prej 10 për qind për korporatat, përdorimin e euros si valutë zyrtare, fuqi punëtore të re dhe perspektivë të qartë për integrim në Bashkimin Evropian, që sipas tij siguron stabilitet dhe parashikueshmëri rregullatore për investimet afatgjata.

You Might Also Like

Nga 10 në 5 vjet, propozim ligji i ri shkurton vlefshmërinë e lejeve për armë
Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike
Mesazh prekës nga Kosova – ish-ushtari i NATO-s emocionohet pas 27 vitesh
Nga rrjetëzimi te partneritetet – nis takimi në Lucernë i dhjetëra bizneseve shqiptare nga Zvicra dhe diaspora
MPB: Privohen nga liria dy persona, në automjet u gjetën pushkë gjuetie

You Might Also Like

Votimi në 30 përfaqësi diplomatike, deri tani janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet
TOP Momenti

Votimi në 30 përfaqësi diplomatike, deri tani janë numëruar 46 nga 47 vendvotimet

June 13, 2026
Vazhdon verifikimi dhe numërimi i votave në Prishtinë
TOP Momenti

Vazhdon verifikimi dhe numërimi i votave në Prishtinë

June 13, 2026
Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë
TOP Momenti

Filipçe: Reformat drejt BE-së nuk paraqesin kërcënim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, presidentja Siljanovska-Davkova e ka kuptuar tashmë këtë

June 13, 2026
Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit? Në ndihmë  të Policisë së Tiranës edhe një ekip i FSK-së
TOP Momenti

Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit? Në ndihmë  të Policisë së Tiranës edhe një ekip i FSK-së

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?