By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Operacion i përbashkët ndërkombëtar në pesë qytete, arrestohen 5 të dyshuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Operacion i përbashkët ndërkombëtar në pesë qytete, arrestohen 5 të dyshuar
TOP Momenti

Operacion i përbashkët ndërkombëtar në pesë qytete, arrestohen 5 të dyshuar

Momenti
Published: June 9, 2026

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “White Star”, i zhvilluar në disa lokacione të Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Operacioni është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën mbikëqyrjen e institucioneve të drejtësisë dhe me urdhër të gjykatës kompetente.

Your browser does not support the video tag.

“Operacioni policor është realizuar në disa lokacione nën monitorimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Your browser does not support the video tag.

Sipas autoriteteve, ata dyshohen për “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave”.

Gjatë aksionit janë sekuestruar prova dhe pasuri të ndryshme, përfshirë armë, drogë, para të gatshme, automjete dhe pajisje elektronike.

Në njoftim thuhet se janë gjetur “6 armë; 239 fishekë; 25 telefona; 10 automjete dhe 1 motoçikletë; 7,595 euro para të gatshme; si dhe pajisje të ndryshme elektronike”.

Operacioni është mbështetur edhe nga partnerë ndërkombëtarë, përfshirë EUROPOL, si dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës.

“Operacioni është mbështetur nga EUROPOL-i, autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës”, thuhet në njoftim, ku theksohet se veprimet janë monitoruar edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë në terren.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë me veprime të koordinuara për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ragip Xhaka me fjalë të mëdha për Remzi Ejupin: Do të jesh gjithmonë mik i familjes sonë, na ke qëndruar pranë edhe në kohëra të vështira, Zoti të bekoftë
Rizvanolli e Karakaç diskutojnë projektin e termocentralit të Vlorës me gaz të lëngëzuar nga SHBA-ja
Ballkani luan pa gola ndaj Connahs Q
Konfirmohet trajneri i ri i Portugalisë pas largimit të Roberto Martinez
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Përdorimet e birrës që nuk i keni ditur
TOP Momenti

Përdorimet e birrës që nuk i keni ditur

July 9, 2026
Taylor Swift e pandalshme, nominohet për Emmy
TOP Momenti

Taylor Swift e pandalshme, nominohet për Emmy

July 8, 2026
Sekuestrohen armë e fishekë në Leposaviq, Policia gjen edhe flamuj me mbishkrime nacionaliste
TOP Momenti

Sekuestrohen armë e fishekë në Leposaviq, Policia gjen edhe flamuj me mbishkrime nacionaliste

July 8, 2026
Amerikanët sërish sulmojnë Iranin
TOP Momenti

Amerikanët sërish sulmojnë Iranin

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?