By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza reagon pas mbylljes së votimit: Të mbrohet çdo votë e qytetarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza reagon pas mbylljes së votimit: Të mbrohet çdo votë e qytetarëve
TOP Momenti

Hamza reagon pas mbylljes së votimit: Të mbrohet çdo votë e qytetarëve

Momenti
Published: June 8, 2026

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen dhe sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor të së dielës, duke vlerësuar kulturën demokratike dhe përgjegjësinë qytetare të treguar në mbarë vendin.

Në një reagim pas përfundimit të votimit, Hamza tha se qytetarët dëshmuan edhe një herë besimin e tyre në fuqinë e votës dhe në të drejtën demokratike për të vendosur për të ardhmen e vendit.

Your browser does not support the video tag.

“Qytetarët e Kosovës treguan edhe një herë qytetari, përgjegjësi dhe kulturë demokratike. Në një proces të qetë e dinjitoz, ata dëshmuan se besojnë në fuqinë e votës dhe në të drejtën për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi ai.

Hamza shprehu mirënjohje edhe për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, komisionerët, vëzhguesit, mediat dhe forcat e rendit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Kreu i PDK-së theksoi se në këtë fazë prioritet mbetet ruajtja e integritetit të procesit dhe respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, duke bërë thirrje që çdo votë të numërohet me kujdes dhe transparencë.

“Demokracia nuk përfundon me hedhjen e votës në kuti, por vazhdon edhe me respektimin e saj. Le të kujdesemi së bashku që çdo votë e qytetarëve të ruhet dhe të mbrohet deri në fund”, u shpreh Hamza.

Në fund, ai falënderoi të gjithë qytetarët për kontributin e tyre në një ditë të rëndësishme për demokracinë e Kosovës, duke theksuar se besimi në proceset demokratike mbetet themel i stabilitetit institucional dhe zhvillimit të vendit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjashtë minutat e fundit të portugezit në Ksamil, pamjet e kamerave të sigurisë
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave
“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës

LEXO GJITHASHTU

I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
I nxehti përvëlues, IHMK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell
Lajme
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Shënohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Lajme
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Parashikimi i motit për të dielën, temperaturat deri në 34 gradë
Lajme
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Anulohet papritur takimi Kurti–Ulutaş, KFOR-i: U anulua për “rrethana të paparashikuara”
Lajme
Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës
Zjarret masive në Serbi, BE dërgon helikopterë dhe zjarrfikës
Lajme

You Might Also Like

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej

August 22, 2026
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
TOP Momenti

Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë

August 22, 2026
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
TOP Momenti

​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë

August 22, 2026
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë
TOP Momenti

Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?