By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Numërimi i votave në QKN do filloj të hënën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Numërimi i votave në QKN do filloj të hënën
TOP Momenti

Numërimi i votave në QKN do filloj të hënën

Momenti
Published: June 8, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se numërimi i votave në Qendrat Komunale të Numërimit, do të filloj më 8 qershor, në disa komuna do të filloj në ora 16:00 pasdite, ndërsa në komunat më të vogla në ora 9:00 të mëngjesit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se rezultati përfundimtar do të jepet pasi të numërohet votat e diasporës, me postë, me votim në përfaqësi diplomatike, votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Rezultati përfundimtar do të jepet pasi që të numërohet votat e diasporës, me postë dhe me votimin në përfaqësi diplomatike. Po ashtu edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe pas numërimit të të gjitha votave do të jepet rezultati përfundimtarë. Nga nesër do të filloj numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk do të filloj në të gjithat në mëngjesin e së nesërmes, në disa komuna do të filloj numërimi në ora 16:00 pasdite, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë tërë natës sonte dhe me qëllim që t’i japim mundësi ekipeve të numërimit që të pushojnë dhe KKZ që të ketë mundësi të involvohet në proces të numërimit. Në komunat më të vogla, numërimi do të filloj nga ora 9:00 e mëngjesit”, tha Radoniqi.

Your browser does not support the video tag.

Radoniqi ka bërë të ditur se pas pranimit të materialit do të verifikohen të gjitha kutitë e votimit.

Ai tha se pas manipulimit me vota nëpër QKN-ja, KQZ ka ndërmarrë masa, që tavolinat e votimit të kenë nga dy monitorë dhe do të ketë masa të rrepta të kontrollit.

“Ne kemi ndërmarrë masat, ne pasi që të pranojmë materialin do ta bëjmë verifikimin e të gjitha kutive të votimit. Kemi ndërmarrë masa të tjera që tavolinat e votimit të kenë dy monitorë që të kenë mundësi të gjithë numëruesit se si bëhet numërimi. Nuk besoj që do të ketë ndonjë tentim të manipulimit siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, por edhe ne kemi ndërmarrë masa të kontrollit më të rreptë”, tha ai.

KQZ deri më tani ka numëruar 2 mijë e 429 kuti të votimit prej 2 mijë e 498, apo 97.24 përqind.

Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka 292 mijë e 426 vota apo 43.05 përqind, PDK 21.21 përqind, LDK 17.69 përqind, Aleanca 7.10 përqind.

source

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?