By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy të arrestuar në Pejë, dyshime për ndikim në vota në favor të Listës Serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy të arrestuar në Pejë, dyshime për ndikim në vota në favor të Listës Serbe
TOP Momenti

Dy të arrestuar në Pejë, dyshime për ndikim në vota në favor të Listës Serbe

Momenti
Published: June 7, 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, pas dyshimeve për ndërhyrje në procesin zgjedhor në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, veprimet policore janë ndërmarrë pas pranimit të një informacioni për aktivitete të dyshuara të kundërligjshme që lidhen me ndikimin në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë zgjedhjeve.

Your browser does not support the video tag.

Hetimet fillestare kanë ngritur dyshime se në rastin e ndodhur në zonën e Pejë, është tentuar të ndikohet orientimi i votuesve për të votuar për një subjekt politik të caktuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, me datë 07.06.2026, ka pranuar njё informacion, që ndërlidhet me dyshimet për aktivitete të kundërligjshme, me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, i cili dyshohet se ka ndodhur konkretisht në fshatin Gorazhdec-Pejë, për të orientuar, ndikuar te qytetarët që të votojnë Listën Serbe”, thuhet në njoftim.

Njësitë relevante policore, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kanë kryer bastisje në terren, ku janë hasur dhe arrestuar dy persona meshkuj të nacionalitetit serb, të dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm dhe pa presion, si dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të ndikimit apo parregullsive gjatë procesit zgjedhor tek institucionet kompetente. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes

LEXO GJITHASHTU

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
TOP Momenti
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 23, 2026
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

August 23, 2026
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

August 23, 2026
Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit
TOP Momenti

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?